23 milionë euro për blerje të automjeteve

Nga buxheti i Kosovës për çdo vit shpenzohen hiq më pak se 23 milionë e 844 mijë e 546 euro për blerje të automjeteve të reja. Me këto para parkingjeve të institucioneve shtetërore u shtohen nga 1834 automjete. Prej tyre 275 vetura terreni dhe të shërbimeve, 495 automjete të madhësisë së vogël, 917 automjete të madhësisë së mesme dhe 183 automjete të ekzekutivit.
Kështu tregon një raport i Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) të cilën e ka siguruar gazeta.
Blerja e këtyre automjeteve është e përcaktuar në bazë të direktivave ndërkombëtare sipas standardeve të përcaktuara për vjetërsinë, amortizimin dhe arsyeshmërive tjera teknike që 20 për qind e automjeteve të institucioneve duhet të zëvendësohen.
“Vlerësime të mëtejme të bazuara në direktivën e BE për veturat me pasagjerë, cikli jetësor krahas shqetësimeve ambientale që është se në 200.000 km automjetet publike duhet të ndërrohen çdo 5 vjet, kështu që 20% duhet të jetë zëvendësimi vjetor i cili është 1834 vetura”…(Tribuna).