Fundamenti

2236 nxënës të Gjilanit iu nënshtruan testit të Maturës Shtetërore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në komunën e Gjilanit, si në të gjithë Kosovën, sot është mbajtur testi i maturës shtetërore . Me këtë rast, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, ka vizituar të gjitha qendrat e testimit për të parë nga afër procesin.

Në vizitën që ka bërë në qendrën që është vendosur te shkolla fillore “Thimi Mitko”, drejtori Musa duke uruar maturantët për sa më shumë sukses, u shpreh se sot është një ditë ku nxënësit tregojnë nivelin e njohurive të tyre në mbarim të nivelit të Arsimit të Mesëm të Lartë, duke shtuar se rezultati i testit të Maturës Shtetërore tregon dhe nivelin e arsimit në nivel shteti.

Drejtori i DKA-së në Gjilan tha se edhe këtë vit testi mbahet me ligjin e vjetër të kalueshmërisë me arritje 50% të pikëve, duke shtuar se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka patur parregullsi.

UBT

“Testi ka filluar me kohë dhe nuk është lajmëruar asnjë parregullsi në 15 qendrat e testimit që i ka përgatitur DKA-ja në Gjilan. Provimit po i nënshtrohen 2236 nxënës të cilët administrohen nga 128 administrues (mësimdhënës) nga Komuna e Lipjanit dhe mbikëqyren nga 26 mësimdhënës nga Prizreni. I gjithë procesi monitorohet nga 45 anëtarë të komisionit që janë 15 nga MASHT-i, 15 nga DKA-ja dhe 15 nga shkollat(drejtor dhe zv.drejtore”, ka thënë Musa.

Drejtori i arsimit Nazmi Musa u shpreh se sivjet testi po mbahet në klasa me nga 15 nxënës dhe jo nëpër korridore si vitin e kaluar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.