Mobi Casa

22 Shaqira, 22 Behrama, 22 Xhaka…

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Federata e Futbollit e Zvicrës është duke e përgatitur mirë Përfaqësuesen e saj për Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’.

Në këtë ngjarje të madhe sportive për Zvicrën do të luajnë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi, të cilët në Brazil do të shkojnë me nga 22 palë fanella.

Uji Dea

Siç raporton tablidi i njohur zviceran, “Blick.ch”, tashmë janë shtypur nga 22 fanella për secilin futbollistë të Zvicrës, të cilat do t’i bartin në ndeshjet kampionale të Botërorit.

Sipas këtij tabloidi, reprezentuesit helvetikë me vete do t’i marrin nga 11 palë fanella të kuqe dhe nga 11 palë tjera të bardha. Me këtë numër të fanellave, zviceranët kanë llogaritur se mund të shkojnë deri në finale.