Eko Higjiena

22 fermerë vitias pajisen me mekanizëm për zhvillim të bletarisë

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Në kuadër të projektit të përbashkët mes Caritasit zviceran, komunës së Vitisë dhe fermerëve, janë ndarë sot mekanizëm për 22 bletarët e kësaj komune. Përfituesit e këtij projekti, janë furnizuar me centrifug elektrike, shkrirëse elektrike, aparat elektrik për ngjitjen e dyllit, depozitë për grumbullimin e mjaltit, kulluese për mjaltë, shpuese për korniza, tymosëse, ushqyese plastike, flet dylli tel për korniza si dhe koshere dykatëshe.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka çmuar bashkëpunimin tejet të mirë të komunës me Caritasin zviceran. “Jam ithtar për donacionet me mjete pune. Faleminderit për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që Caritasi zviceran e ka dhënë në shumë sektor. Do të vazhdojmë të përkrahim fermerët edhe në të ardhmen”, ka thënë Haliti.

UBT

Kurse përfaqësuesi i Caritasit zviceran Nderim Pasuli, ka thënë qëllimi i realizimit të këtij projekti është që fermerët të aftësohen në mënyrë që të gjenerojn të hyra.

Këtë donacion për fermerët, e ka vlerësuar lartë edhe zyrtarja e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Fadile Demelezi, e cila ka theksuar se kjo do të ndikoj në zhvillimin dhe kultivimin e sektorit të bletarisë në komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.