Fundamenti

22 eurodeputetë u shkruajnë Tuskut e austriakëve: Liberalizoni vizat për Kosovën pa vonesa tjera

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës ka bërë që 22 deputetë të Parlamentit Evropian t’i shkruajnë një letër presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe shefit të Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë, Nikolas Marschikk, raporton Gazeta Express.

Në këtë letër të dërguar para takimit të Këshillit të Evropës, që mbahet më 13 dhe 14 dhjetor 2018, është theksuar rëndësia e dhënies së liberalizimit të vizave dhe i është bërë thirrje që Këshilli i Bashkimit Evropian të miratojë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur.

Deputetët e Parlamentit Evropian, gjithashtu, kanë kujtuar faktin se më 18 korrik 2018, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi dhe forcimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit duke përmbushur kështu të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave.

Sipas eurodeputetëve, liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do të afrojë Kosovën edhe më shumë me BE-në.

ARKATANA

“Ne mendojmë se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së, duke përmirësuar lehtësinë e udhëtimit dhe të bërit biznes, duke ndihmuar në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e raportuesit për Kosovën, Igor Soltes.

Mosliberalizimi i vizave, sipas tyre, e bën Kosovën vendin më të izoluar në Evropë.

“Regjimi pa viza paraqet një nga arritjet më të prekshme dhe konkrete për perspektivën evropiane të vendit dhe sjell realizimin e lëvizjes së lirë si një nga parimet themelore të projektit evropian. Prandaj, i bëjmë thirrje Këshillit që të caktojë një datë për këtë çështje dhe të miratojë regjimin pa viza për Kosovën pa vonesa të mëtejshme”, përfundon komunikata.

Këto reagime vijnë pas deklarimeve të djeshme të komisionarit Hahn se liberalizimi nuk do të ndodhë deri në vitin 2020. /GazetExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.