UBT

22 aktakuza të ngritura, sërish 12 persona të akuzuar për vjedhje të shërbimeve

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave dhe atë për shkak të veprave penale:

Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të dehur”,

Fidanishtja

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/