212 kompani me kapital slloven
Në shtetin e Kosovës që nga paslufta e deri më sot janë regjistruar rreth 212 kompani me kapital slloven. Këto biznese zhvillojnë aktivitete të ndryshme si p.sh. tregti, ndërtim, telekomunikim, sigurimi i jetës, administrim i tregjeve financiare, prodhim etj.
Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, në këto kompani sllovene punojnë mbi 2000 punëtorë. Sllovenia llogaritet si njëri ndër investitorët më të mëdhenj direkt në Kosovë me 217 milionë euro investime deri në fund të vitit 2014.
Mehdi Pllashniku, drejtor i Drejtorisë për Çështje Administrative të Regjistrimit të Biznesit në ARBK, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, se në Republikën e Kosovës janë të regjistruara 212 biznese me pronarë sllovenë./zeri/


