United Hospital

2100 shqiptarë janë kthyer më 2013 nga Italia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga viti në vit numri i atyre që largohen nga Italia, e në këtë aspekt numri i italianëve që largohen nga vendi i tyre, është më i lartë se ai i të huajve që vendosin të kthehen në vendlindje.

Gjatë vitit të shkuar kanë vendosur të lënë Italinë mbi 82 mijë italianë dhe janë kthyer në atdhe rreth 44 mijë të huaj.

Në vitin 2008 këto shifra ishin sa gjysma e atyre të vitit 2013: para gjashtë vjetëve largoheshin 39.5 mijë italianë dhe vetëm 22 mijë të huaj.

Në ardhje-kthimet nuk bëjnë përjashtim, qoftë për uljen e ardhjeve, qoftë për shtimin e largimeve, as shqiptarët.

KKVITI

Edhe pse mbeten komuniteti i dytë i të huajve në Itali, përsa u përket ardhjeve gjatë vitit të shkuar shqiptarët e Italisë renditen të pestët me 12 mijë ardhje, ndërkohë që nga Rumania kanë hyrë rreth 50 mijë njerëz, Maroku mbi 19 mijë, Kina rreth 18 mijë e Ukraina 12,5 mijë.

Në raportin demografik të ISTAT thuhet gjithashtu se krahasuar me vitin 2012, ardhjet e shqiptarëve kanë pësuar një tkurrje prej 12,3%.

Përsa u përket kthimeve në vendlindje shqiptarët renditen të dytët në shifra absolute. Pas rumunëve të Italisë, nga të cilët mbi 10 mijë janë kthyer në vendlindje (21% më shumë se një vit më parë), renditen shqiptarët me 2.100 kthime, me një rritje vjetore në përqindje më të lartë se të tjerët, 23%./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.