KKVITI

21 vjet nga eksodi në Tërnoc të madh të Luginës së Preshevës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga lufta e fundit e vitit 1999 në Kosovë, ngjarjet e asaj kohe akoma i mbajnë të freskëta kujtimet për ato ditë të rënda edhe për popullin e Tërnocit me rrethinë, të cilët pa dëshirën e tyre dhunshëm u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre me urdhër të forcave ushtarake serbe.

Edhe tani kur jemi në këto kohë të rënda si pasojë e pandemisë së Koronavirusit, që po i shkakton njerëzimit vdekje të panumërta, nuk i harrojmë ato ngjarje sa të hidhura po aq krenare për tërnocasit, të cilët arritën me sakrificë t’i mbrojnë vatrat e tyre stërgjyshore.

Më 23 prill të vitit 1999, gjatë luftës së Kosovës dhe bombardimeve të NATO-së ndaj ish Jugosllavisë, këtë fshat e kishin bastisur forcat ushtarake serbe, duke i detyruar mbi 6000 banorë të fshatit, por edhe të zhvendosurit, apo “refugjatë” të ardhur nga zonat e luftës në Kosovë dhe i kishin detyruar t’i lëshonin shtëpitë e tyre dhe të dislokohen mbi në kodrën mbi fshat.

Pleqtë, burra, gra, të rinj, fëmijë e të sëmurë i kishin mbajtur për disa orë në shi dhe në ftohët për ta bastisur fshatin për kinse gjetjen e armëve, njëherësh duke pritur urdhrin nga lartë se çfarë duhet bërë me ta.

Mobi Casa

Ky ishte një skenarë i tyre për eksod të pakuptimtë, një tmerr mbi popullatën nga ushtria serbe. Kjo ishte një ditë trishtimi për fshatarët e Tërnocit, por dhe njerëzve të zhvendosur nga Kosova dhe ishte me shumë të panjohura për fatin e tyre. Po ashtu, kjo ishte një skenarë se çfarë kishte zier pushteti i atëhershëm i Millosheviqit për fatin e Luginës së Preshevës. Edhe pse nga Lugina kishte një largim të konsiderueshëm banorësh të saj drejt Maqedonisë, gjysma e tyre që kishin mbetur jetonin me ankth për të nesërmen e tyre.

Këtij ankthi, padyshim ia kishte shtuar edhe më shumë dita e 24 prillit, kur ushtria serbe kishte përgatitur sihariqin tjetër, atë të dërgimit të ftesave ushtarake ndaj të rinjve shqiptarë për mobilizimit ushtarak.

Ky ishte një provokim i rëndë i atij pushteti, kurse ankthi sa ishte shtuar edhe më shumë. Tërnocasit duhet të kujtojnë këto dy data historike të vuajtjes së tyre por edhe institucionet e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës duhet të shënojnë këto dita në kalendarin historik të tyre. E kaluara nuk guxon të harrohet, po u harruan këto vuajtje atëherë ripërsëritja e tyre është e pashmangshme.

Njeriu, që më shumë se kushdo tjetër është i lidhur me këto ngjarje, është një personazh i gjallë i këtyre rrëfimeve reale, nëpër të cilat ai kaloi pa u përkulur fare. E ai është Nexhmedin Saqipi, që në ato periudha ishte kryetar i KBI-së në Bujanoc, Imam në Ternoc, kryetar i klubit të Boksit “Tërnoci” dhe gazetar, i cili u bëri ballë duke u sfiduar atyre ngjarjeve edhe si udhëheqës i të mobilizuarve të dhunshëm./Jetapress/