Fundamenti

21 aktakuza të ngritura në Gjilan kundër 21 personave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Uji Dea

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” ,
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”./rajonipress/