FIDANISHTJA

2035 gjoba të shqiptuara në trafik dhe ndalim për 20 ngasës të mjeteve motorike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.


Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 11.07.2025 – 17.07.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar dymijë e tridhjetë e pesë (2035) gjoba.

ARKATANA


Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i njëzet e gjashtë (26) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Hetim i një (1) aksidenti të trafikut me pasoja fatale,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet (20) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. /rajonipress/