United Hospital

2019-ta e Rita Orës! Sukseset e këngëtares shqiptare përgjatë vitit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sukseset në vitin 2019 nuk i kanë munguar as këngëtares me famë internacionale, Rita Ora.

Biondja, e cila edhe këtë vit ‘shpërtheu’ me projekte e një sërë çmimesh të rëndësishme, ka dominuar në vitin që po e lëmë pas.

Sipas një postimi të publikuar në rrjetet sociale, artistja Ora tregon të arriturat e vitit, që nuk janë të pakta në numër.

Sukseset e Rita Orës përgjatë vitit 2019 (Foto: Instagram)

Ajo e ka filluar vitin si artistja femër me më së shumti këngë solo në Top 10 në UK Chartz, ka perfomuar në vende të ndryshme të botës përfshirë, Azinë, Evropën: në tërësi 50 shou dhe të gjitha biletat janë shitur.

HW

Më pas, publikoi tri bashkëpunime, “R.I.P” me Anittan dhe Sofia Reys, “Carry On” me Kygon dhe “Ritual” në bashkëpunim me Jonas Blue, gjithashtu edhe dy këngë tjera “Only Want You” dhe “New Look”.

Krijoi koleksionin e saj me Giuseppe Zanotti, Rimmel London, Escada, Deichman Shule, Thomas Sabo dhe Prospero Tequila.

Ajo u bë pjesë e dy filmave: Detective Pikachu dhe Oliwer Twist, ndërkohë që u bë edhe ambasadore e UNICEF-it në Kosovë – vendit të saj.

Dhe në bazë të këtyre, duket se 2019-ta ka qenë plotësisht viti 2019 i Rita Orës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.