Eko Higjiena

2017-ta, tronditëse për oligarkinë politike

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas analistëve, deri në mars të vitit të ardhshëm politika kosovare do të përjetojë një dramë të vërtetë, për shkak të përballjes me drejtësinë të figurave të njohura për publikun.

Me zhvillimet e fundit rreth kompletimit të Gjykatës Speciale, Dhomat e Specializuara për Kosovën, zgjedhjen e Ekaterina Trendafilova, që është emëruar kryetare e Dhomave të Specializuara, po përmbyllet i gjithë cikli i kompletimit dhe fillimit të funksionimit të kësaj gjykate. Kompletimi dhe fillimi aktiv i punës në vitin vijues, sipas njohësve të fushës së sundimit të ligjit dhe analistëve politikë, po shihet edhe si një sfidë e re serioze për politikën kosovare për një fillimvit, viti 2017, si një fillim i pritshëm i furtunës tronditëse për politiken nga Gjykata Speciale.

Prof. Riza Smaka tha se emërimi i kryetares së Dhomave të specializuara është akti i parafundit i inaugurimit të dhomave prokuroriale, të cilat, sipas tij, gabimisht në shkrimet e të folmet e përditshme quhen, referohen si “Gjykata Speciale”. “Gjithsesi së shpejti do të kompletohen kolegjet e dhomave në fjalë dhe nga fillimi i vitit në vijim pritet edhe funksionalizimi i të njëjtave”, u shpreh më tutje Smaka.

Efektet e pritshme në politikë

Hidromorava

Smaka theksoi se me bazë mund të pritet një përfshirje e konsideruar edhe e funksionarëve publikë në aktakuzat e para. “Rrjedhimisht, në strukturat e partive politike, nga radhët e së cilave do të mund të akuzohen persona të caktuar, prandaj pashmangshëm do të trazohen renditjet hierarkike e funksionale. Së andejmi mund të priten edhe riradhitje referuar pretendimeve për plotësime të pozitave të boshatisura në një anë, si dhe reflektime negative në senset e konsideratat e qytetarëve, përkatësisht të votuesve, në anën tjetër”, potencoi më tej ai.”Gjithsesi nuk është e thënë se të gjitha aktakuzat do të mund të argumentohen dhe së andejmi edhe aktgjykime ca më favorizuese madje edhe absolvuese. Përfundimisht , aktakuzat në fjalë do të manifestohen edhe në zgjedhjet brendapartiake, nëpërmjet ristrukturimeve pozicionale, riprofilizimeve funksionale të konsideruara”, tha prof. Riza Smaka.

Lëvizje “tektonike” në skenën politike të Kosovës nga veprimi i kësaj gjykate nga fillimviti që vjen sheh edhe deputeti i LDK-së, Adem Salihaj. “Gjykata Speciale u kompletua edhe me kryetaren e Dhomave të Specializuara, kështu që gradualisht po kompletohet stafi i saj. Besoj se kah fundi i tremujorit të parë të vitit 2017 do të mund të fillojë procesi i gjykimeve, pra edhe i arrestimeve të atyre që mund të jenë të akuzuar për krimet që janë në përgjegjësi të kësaj gjykate. Kosova herët apo vonë duhet ta kalojë këtë proces që e kanë kaluar edhe vendet tjera të dala nga lufta dhe të lirohet nga krimi i organizuar, i cili është aq i përhapur në Kosovë dhe e ka ngulfatur jetën tonë”, tha Salihaj

Marsi, muaji më i rëndë

Sipas njohësit të afërt të këtyre zhvillimeve, analistit Islam Krasniqi, efektet e para të fillimit të dridhjeve tektonike nga veprimi i Speciales mund të hetohen në pranverën e hershme të vitit vijues.”Tani ka filluar të përmbyllet edhe kompletimi i funksionimit të Gjykatës Speciale, pasi është emëruar edhe Ekaterina Trendafilova kryetare e Dhomave të Specializuara, e cila pritet të fillojë edhe punën e saj. Sipas të gjitha gjasave, Gjykata Speciale do të fillojë stuhinë e saj kah marsi i vitit 2017, edhe pse lëvizjet kanë filluar disa muaj më parë, duke u marrë në pyetje individë të caktuar”, ka thënë ai.”Marsi do të jetë një furtunë tronditëse, për njerëz të skenës politike dhe atyre që qëndrojnë prapa tyre, të cilët përdorën fuqinë e vet dhe ndanë drejtësinë me kanunin e tyre, që e fuqizuan veten duke i keqpërdorur pozitat e tyre apo edhe detyrën zyrtare. Sidoqoftë, unë personalisht nuk i besoj kësaj gjykate aspak, sepse kjo ka kërkuar një zyrë të hapë në Beograd, për bashkëpunim, që do të thotë së është vetëm një vazhdimësi e UNMIKEULEX, që shumë të pafajshëm i mbajtën nëpër burgje, me vite të tëra, me akuza të Serbisë, dhe kjo tani i bie që kur pyetet xhelati viktima duhet të ekzekutohet”, tha Islam Krasniqi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.