KKVITI

2016’ta, vit i gazit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti 2016 në Kosovë u përshkrua nga protestat dhe skenat e dhunës si rrjedhojë e një krize politike që nisi në gusht të vitit 2015 me marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Veç hyrjes në fuqi të marrëveshjes të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, Kosova e mbylli edhe këtë vit, duke mbetur e fundit në proceset integruese, shkruan Gazeta Express.

Ndarje të thella politike dhe më të thella që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Gazi lotsjellës në Kuvend dhe jashtë tij, ishin bërë pjesë e krizës politike që zuri fillin e kundërshtimit të dy marrëveshjeve, Asosiacionit të komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Protesta e 9 janarit shkaktoi përleshje të dhunshme në mes të policisë dhe protestuesve. Protesta ishte e organizuar nga partitë opozitare me kërkesën për rrëzimin e qeverisë.

RCCOLA

Gazi lotsjellës pengoi edhe sezonin e ri të seancave në Kuvend. Mirëpo, gazin e lëshuan edhe kur Hashim Thaçi u zgjodh president, kështu duke mos munguar as në ceremoninë e përurimit të presidentit.

Gjatë muajit shkurt dhe mars, ndodhën disa djegie të makinave të zyrtarëve të LDK’së dhe PDK’së, por edhe sulmi me zollë në ndërtesën e Kuvendit.

Mosmarrveshjet me opozitën nuk u zbutën as pak vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtar për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të cilët thanë se demarkacioni nuk e cenon territorin e Kosovës. Ndërsa, opozita ngul këmbë se Kosova humb 8 mijë hektarë tokë. /GazetaExpress/