Uji Dea

2016, viti më i suksesshëm i pasluftës për ‘Trepçën’

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, në konferencën e fundvitit me gazetarë ka thënë se viti 2016 në aspektin e prodhimit është përmbyllur me një sukses që reflekton vitin më të suksesshëm në aspektin e prodhimit dhe krijimit të të hyrave nga shitja e koncentratit, si viti më i suksesshëm i pasluftës.

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, në konferencën e fundvitit me gazetarë, të mërkurën, ka vlerësuar se viti 2016 është viti më i suksesshëm i pasluftës.

Ai ka thënë se ky sukses ka ardhur me një angazhim të jashtëzakonshëm të minatorëve dhe te të gjithë të punësuarve në “Trepçë”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

“Minatorët çdoherë kanë qenë në ballë të përgjegjësive kombëtare, çdoherë kanë qenë tregues të rrugës drejt perspektivës. Edhe këtë vit puna dhe angazhimi i tyre na bënë të jemi krenarë. Duke u bazuar në gatishmërinë e institucioneve qendrore me të cilët u definua statusi i ndërmarrjes ‘Trepça’ dhe u miratua Ligji për ‘Trepçën’ në Kuvendin e Kosovës, ne e kemi shpallur 2016-n vit të suksesit dhe të prodhimit, në mënyrë që të tregojmë se ‘Trepça’ si një ndërmarrje publike me një ligj të veçantë do të ndikojë fuqishëm dhe pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Tmava.

ARKATANA

Sipas tij, nuk është më aspiratë, por realitet se Ligji për “Trepçën” e njeh atë vetëm si të tërë, të pandarë, e cila do të funksionojë edhe si e tillë.

Tmava tha se me gjithë problemet që kanë përcjellë “Trepçën” gjatë gjithë vitit, 2016-a ndonëse ka reflektuar suksese dhe ballafaqime me sfida të ndryshme është viti më i suksesshëm i pasluftës, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar gjendja financiare është për 109 për qind më e mirë.

“Mund të konstatohet se viti 2016 është vit shumë i suksesshëm, vit i cili më në fund e ka kurorëzuar edhe statusin e ‘Trepçës’ dhe është bërë finalizimi i Ligjit për ‘Trepçën’, që tanimë është në fuqi dhe me angazhim të jashtëzakonshëm të të gjithë të punësuarve kemi arritur që vitin 2016 në aspektin e prodhimit ta përmbyllim me një sukses që reflekton vitin më të suksesshëm në aspektin e prodhimit dhe krijimit të të hyrave nga shitja e koncentratit, si viti më i suksesshëm i pasluftës”, konstatoi drejtori Tmava./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.