RCCOLA

2015-ta, mjerim ekonomik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edhe një vit i humbur për Republikën. Qeveria dështoi rëndë në zhvillimin e vendit

Edhe viti që lamë pas u shoqërua me skandale të ndryshme, dështime, mosrealizime të premtimeve për punësim, afera në industrinë ushqimore etj.

Sikurse vitet e tjera, edhe ky vit i qeverisjes LDK-PDK u veçua me skandale të shumta në ekonominë e brishtë të Kosovës, duke filluar nga mosrealizimi i premtimeve për mijëra vende të reja pune, dështimi me ‘Trepçën’, bllokada e privatizimit, monopolet, skandalet ushqimore, buxheti i varfërisë etj.

Akuza e Konjufcës për monopolin e “Devollit”

Mobi Casa

Një deklaratë e nënkryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka bërë bujë të madhe në opinion vendor, pasi që e ka akuzuar rëndë Adem Grabovcin dhe PDK-në se ai ka negociuar me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, që të mbahet monopoli i ‘Devollëve’ për terminale doganore. Ministri Hoti nuk ka folur as për rolin e Adem Grabovcit dhe PDK-së si edhe për akuzat e Konjufcës. Lidhur me këto akuza të rënda ndaj Adem Grabovcit, se a është ai që po negocion në emër të Devollëve tek Qeveria, nuk është prononcuar as Prokuroria e Kosovës.

Pakësohet fuqia punëtore, mbi 100 mijë qytetarë emigruan

Të dhënat e MPB-së tregojnë se janë afro 110 mijë qytetarë të Kosovës që kanë ikur nga vendi në vitin 2014 dhe gjatë këtij viti. Megjithatë, fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i vitit 2015 ka shënuar fluksin më të madh të largimit të qytetarëve nga Kosova. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht nga Departamenti për shtetësi, azil dhe migrim, kanë bërë të ditur vetëm se 16 mijë prej tyre janë rikthyer në Kosovë. Arsyet e emigrimit janë kryesisht ekonomike./kosova sot/