2014-ta vit i ankesave, premtimeve, udhëtimeve dhe kërcënimeve të Lutës
Gjilan – Ismajl Kurteshi ka thënë se Gjilani, i udhëhequr nga LDK-ja në krye me Lutfi Hazirin gjatë vitit 2014, sipas GAP-it i realizoj vetëm 18% të premtimeve. Asnjë projekt i madh nuk ka përfunduar gjatë vitit 2014 në Gjilan. Në Gjilan nuk ka ardhur as një investim i huaj. Parregullsitë në punësim, tenderim dhe realizim të projekteve kanë qen të shumta në vitin që e lamë pas.
Në një debat të organizuar nga LVV është kritikuar dhe akuzuar qeverisja e Lutfi Hazirit.
Fehmi Sylejmani këshilltar komunal tha se Lutfi Haziri kishte premtuar shumë për qytetarët e Gjilanit, por edhe pas një viti e më tepër të udhëheqjes së tij nuk po mundemi të numërojmë të paktën një nga ato premtime.
Kishte premtuar votuesve gjilanas, rregullim të infrastrukturës dhe kanalizimit, depolitizim të arsimit, mbështetje për klubet sportive, parqe, kopshte, ndriçim publik, zgjerim të rrugëve, mbështetje të bujqësisë, e shumë të tjera, por, këto premtime ende mbeten në fazën e vlerësimeve dhe planifikimeve.
Haziri arsyetohet se gjatë kësaj kohe është marrë me borxhet e lëna nga qeverisja e kaluar dhe me planifikimet e programit të paraqitur në fushatë.
Përgjatë kësaj kohe, Haziri thotë se është marrë me borxhet e trashëguara, të cilat sipas tij kapin vlerën e 9.6 milionë eurove. Edhe pagesa e këtyre borxheve ka qenë premtim i fushatës së Hazirit. Ndonëse këto borxhe më shumë po justifikohen për mos punë, mos veprim dhe mos zhvillim të komunës.
Premtimet e tij ka qenë edhe ulja me 100 për qind e taksave komunale.
Është hequr fare tarifa prej 5 eurosh për pranimin e kërkesave për shërbime publike.
Ndërsa premtimet për përmirësimin e infrastrukturës ende mbesin në fazën e premtimeve.
Shumë ka trumbetuar për përfundimin e lumit Mirusha, por ja që kaloi një viti dhe një lopatë beton nuk e kemi të qitur nga kjo qeverisje. Është thënë se një ndër problemet kryesore që e kanë zvarritur këtë projekt ndër vite ka qenë edhe shpronësimi.
Haziri po ashtu kishte premtuar 1 milion euro për bujqësi qysh në vitin e parë, por tash arsyetohet se e ka gjetur buxhetin të miratuar nga ish-kryetari dhe kuvendi.
Po ashtu edhe përkundër që ka premtuar se do të boshatiset zyra e kryetarit, ish objekti i Mbrojtjes popullore për muzeun, ne mendojmë se kjo është bërë pa planifikim të mirë, sepse ka shumë drejtori tjera përkatëse që janë në gjendje të vështirë për shkak të mungesës së hapësirave për punë.
Femrave të Gjilanit u kishte premtuar shkollim fala, që sipas tij, nënkupton transport falas dhe bursa.
Po ashtu Haziri u kishte premtuar të gjitha klubeve sportive se do të kenë buxhetin e ndarë vjetor, ndërsa tash thotë se sporti është në fazën e vlerësimit dhe planifikimit.
Premtimet për pastërtinë e qytetit, parqet, kopshtet për fëmijë dhe ndriçimin publik.
Ndërtimi i katër korsive të premtuara për rrugën Gjilan-Prishtinë, bashkë me rrugën Gjilan-Bujanovc.
Edhe premtimet e tij për arsim te depolitizuar dhe qasje të secilit qytetar në mjekësi, mbesin ende premtime.
Haziri ka larguar rreth 30 punëtorë të administratës komunale. Sipas tij të gjithë këta punëtorë kanë qenë me kontrata në vepër dhe se janë larguar për shkak të kostos buxhetore dhe mbingarkesës së madhe të stafit. Ndërkohë nuk kanë të ndalur punësimet me kontrata në këtë qeverisje.
I vetmi veprim pozitiv që është vlerësuar nga qytetarët për kryetarin Hazhiri deri më tani është heqja e shufrave metalike, që ishin vendosur para ndërtesës së ish Gjykatës, e tash të stafit komunal.
Vizitat jashtë vendit s’kanë të ndalur dhe asnjëherë nuk ka dhënë llogari për këto vizita.
Në raport me qytetarin, ose në raport me veprimet në terren nuk është parë ndonjë veprim konkret ka thënë Sylejmani.
2014-ta vit i ankesave, premtime, udhëtime dhe kërcënime të Lutës
Ismajl Kurteshi ka thënë se Gjilani, i udhëhequr nga LDK-ja në krye me Lutfi Hazirin gjatë vitit 2014, sipas GAP-it i realizoj vetëm 18% të premtimeve. Asnjë projekt i madh nuk ka përfunduar gjatë vitit 2014 në Gjilan. Në Gjilan nuk ka ardhur as një investim i huaj. Parregullsitë në punësim, tenderim dhe realizim të projekteve kanë qen të shumta në vitin që e lamë pas.
Viti 2014 do të mbahet ndërmend për ndërtimet pa leje dhe mungesë transparence. I vetëdijshëm se premtimet e mëdha, gjatë fushatës zgjedhore ishin mashtrim, sa për t’i fituar zgjedhjet, Luta po sa erdhi në Komunë i alarmoj qytetarët se ka gjetur shumë borxhe. Kthimin e borxheve e vuri si prioritet për t’i shërbye si arsyetim për dështimet që do të pasonin. Luta edhe pse është pyetur shumë herë sa borxhe i ka gjetur? Kujt dhe pse i ka borxh komuna? Sa dhe kujt i janë kthyer borxhet? Luta asnjëherë nuk është përgjigjur.
Përkundër situatës së rënd në të cilën e gjet komunën, Luta pati premtuar se brenda vitit 2014 do t’i përfundon projektet e filluara më herët si: Shtratin e lumit Mirusha, Varrezat e Dëshmorëve, Bibliotekën e shumë projekte tjera por gjendja e këtyre projekteve në vitin 2015 është ajo që ishte në vitin 2013.
Gjendja e rëndë dhe borxhet nuk e penguan Lutën që të udhëtoj shumë shpesh jashtë vendit. Udhëtimet e shumta jashtë vendit Luta mundohej t’i arsyetonte me investimet që do të vijnë nga donatorët e huaj, por viti kaloj e investimet nuk erdhën.
Vlen të përmendet se Luta asnjëherë nuk raportoj sa mjete të taksapaguesve gjilanas i la në hotelet luksoze nëpër Evropë, Amerikë e Azi.
Luta, këto ditë ju kërcenue qytetarëve se nga janari do të ketë zero tolerancë për ata që nuk ja paguajnë borxhet Komunës, kurse vet Luta ka lejuar kompani të ndryshme të ndërtojnë në Gjilan pa plan e pa leje e pa paguar as një cent. Po flitet për shuma të mëdha borxhesh edhe nga udhëheqësit komunal.
Problemin e kompanive dhe zyrtarëve borxhli mund ta zgjidh Kryeministri
Sa do që Luta nuk është aspak transparent faktet ekzistojnë për punësime pa konkurs për shpenzime enorme të zyrës së kryetarit, për keqpërdorimet e zyrtarëve komunal dhe për mos realizim të premtimeve gjatë vitit 2014. Apo realizimin e vetëm 18% të premtimeve.
Na mbetet të shpresojmë se viti 2015 do të jetë vit me i mirë për gjilanasit, që tani më nuk po ju besojnë premtimeve boshe të Lutës ka shtuar Kurteshi.
Por dihet se për vitin 2015 janë planifikuar më pakë mjete për investime kapitale se për vitin 2014. Po ashtu dihet se janë marr vendime të dëmshme, të kundërligjshme dhe selektive që do ta rëndojnë jetën e qytetarëve si: Vendimi për rritjen e taksave komunale për bizneset e Gjilanit (vendim i dëmshëm).
Vendimi për Kërkimin e parave nga nxënësit (prindit) e shkollës “Selami Hallaqi” për gëlqerosjen e shkollës (i kundërligjshëm). Vendimi për pagesën e kamatës së kredive për mikro dhe agro- biznese. (selektiv).
Duke mos i shkuar punët mirë as në investime as në punësime as në administratë, Luta shpëtim shpesh kërkoj në kërcënimin për ndërrimin e drejtorëve dhe udhëheqësve të tjerë komunal. Ndonjërin nga ata madje edhe e ndërroj por gjendja nuk ndryshoj sepse problemi nuk janë varësit e tij.
Problemi kryesor është Luta, nëse këtë nuk po e kupton Luta, qytetarët e Gjilanit kanë filluar ta kuptojnë, prandaj atyre ju mbetet ta zgjidhin problemin ka shtuar Kurteshi.
Edhe Nevzat Isufi, shef i GK të LVV tha se të gjithë jemi dëshmitarë se tashmë kaloi një vit nga instalimi i qeverisjeve së re komunale të Gjilanit dhe siç është e zakonshme dhe e natyrshme në çdo fundvit do të duhej bërë një rrumbullaksim të asaj që është bërë dhe asaj që nuk është bërë brenda një viti qeverisjeje. Ky vit i qeverisjes një vjeçare është edhe objekt i debatit të sotëm, por unë më tepër do t’i qasem nga pozita e anëtarit të Kuvendit komunal që përfaqëson grupin e LV në Gjilan,kuptohet në opozitë, një qasje kjo përgjithësuese e përmbledhëse, duke besuar se për segmente të caktuar do të flasin edhe kolegët e mi të tjerë, duke krijuar kështu mundësinë të debatojmë bashkërisht për çështje të rëndësishme dhe përmbajtësore, për qytetarët e Gjilanit.
Duhet thënë që për një vit pune në anëtarët e Kuvendit Komunal të LV, e që jemi 4 gjithsej, kemi qenë të rregullt dhe pa asnjë mungesë në të gjitha seancat e Kuvendit dhe në të gjitha mbledhjet e trupave të punës siç janë komitet në të cilat ne përfaqësohemi.
Do të shtoja se përkundër faktit se me kohë kemi filluar punën me seancat e para shumë gjëra nuk kanë shkuar siç duhet, dhe besoj se këtë qytetarët e kanë ndjerë tashmë nga përditshmëria.
Nga ajo që është premtuar dhe nga ajo e realizuar na ndanë një det i tërë, këtu nuk e kam fjalën vetëm për premtimet gjatë fushatës zgjedhore por edhe në fillimet e qeverisjes së re kemi pasur ripërsëritje të këtyre premtimeve.
Madje që nga fillimi ka pasur shkelje e shmangie ligjore, si p. sh. Fillimi i punës me ushtrues të detyrës të drejtorëve, madje disa kanë mbetur të tillë deri në shpërbërjen e tyre. Pastaj kemi pasur vonesa të theksuara në themelimin e komiteteve dhe funksionalizimin e tyre. Pra akti i themelimit të tyre ka qenë i paligjshëm sepse është dashur të bëhet me votim nga Kuvendi qoftë edhe formalisht, gjë që nuk është bërë dhe kjo i bie se janë bërë shkelje. Puna e komiteteve është bërë “ad hok”, pothuajse shumica e komiteteve kanë punuar pa plane vjetore. Gjurmëve të këtij fillimi të punës ka shkuar edhe gjithë qeverisja njëvjeçare e LDK-së dhe partnerëve të saj.
Isufi ka thënë se shumë pak është punuar nga ajo që është premtuar. Kështu projekti i lumit Mirusha që është dashur të jetë realizuar nga qeverisja e kaluar edhe me këtë qeverisje ka ngecur dhe nuk po përfundohet. Nuk ka asgjë as me premtimet për zgjerimin e hyrje-daljeve të qytetit drejt qyteteve tjera si Ferizaj, Prishtina etj. Është punuar diçka në infrastrukturë kryesisht në shtrim rrugësh që më tepër janë projekte të pushtetit të kaluar, por jo mjaftueshëm madje cilësia e tyre le shumë për të dëshiruar, si për nga sasia ashtu edhe për nga cilësia. Ka raste kur në komisionet e pranimit është bërë presion që t’i pranojnë këto projekte, përkundër mospërmbushjes së standardeve dhe cilësisë. Madje kemi rrugë të shtruara, pa rregulluar më parë kanalizimin e ujësjellësin.
Po ashtu, shumë projekte të gatshme të skaduara e të riaktualizuara për realizim as që janë filluar. I tillë është projekti i rrethojave të kompleksit të shkollave të mesme dhe të disa objekteve tjera përcjellëse edhe me tutje mbetet si një projekt fantazmë, ashtu si edhe parku në lagjen Dardania.
Kjo qeveri përpos ngecjeve në fillim të projekteve dhe realizim të tyre shumë gjëra i sjellë në kuvend me vonesa të mëdha, siç janë p.sh. raportet financiare të tremujorshve të fundit ë vitit 2013, po kështu ka ndodhur edhe me raportin financiar të gjashtëmujorit 2014. Vonesa në raportime me letra, vonesa edhe në realizimin e shumë punëve që janë të përvitshme, kështu përkundër fillimit të sezonit të dimrit kemi pasur një vonesë prej më shumë se dy javësh në sigurimin e lëndëve për ngrohje të shkollave. E kësaj natyre është edhe moszgjedhja e operatorit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, deri në këtë moment në të cilin po flasim ne nuk e dimë se kush dhe si është përzgjedhur, e nëse dikush ka provuar të mirëmbajë rrugët në këtë kohë kemi të bëjmë me përzgjedhje në mënyrë të paligjshme. Për këtë pushtet befasi është edhe bora në fund të dhjetorit e në fillim të janarit. Ngjashëm pat ndodhur edhe në sezonën e verës, kur nuk u zgjodh operatori për dezinfektim kundër mushkonjave, ndërsa operatori fitues paditi komunën dhe çështja shkoi në gjyq, kështu që qytetarët mbetën pa këtë shërbim.
Nga qeveria komunale kemi fjalë vetëlavdrimi për transparencën, për vendin e dytë për transparencë në nivel vendi nga Instituti Demokratik i Kosovës, por nuk e dimë çfarë instrumentesh ka KDI, por ne si pjesëmarrës të Kuvendit nuk mendojmë kështu, përkundrazi mendojmë se mungon shumë transparenca. P.sh. po bëhet një vit qeverisjeje dhe edhe më tutje nuk dihet saktë sa borxhe ka realisht komuna. Na është thënë se janë shlyer rreth 2 milion borxhe, por nuk është treguar se kujt i janë shlyer këto borxhe dhe kujt u mbetet edhe me tutje borxhli komuna, besoj se jo vetëm ne si anëtarë të Kuvendit që kemi drejtë ta dimë por kanë të drejtë të gjithë qytetarët. Po flasim për parat e taksapaguesve, qytetarëve. Këto fakte flasin për transparencën.
Kur flasim për projektet e realizuara e të parealizuara gjatë këtij viti besoj se është e ditur për të gjithë qytetarët se projekti i lumit Mirusha, i cili është dashur të jetë kaherë i harruar madje qysh gjatë qeverisjes se PDK-ës, por ai edhe gjatë një viti të qeverisjes së LDK-ës mbetet larg për t’u përfunduar.
Natyrisht që të gjithë qytetarët kanë parë se është punuar në infrastrukturë e në disa rrugë, disa prej të cilave janë projekte të mëhershme, por edhe për mënyrën e realizimit të disa prej tyre ka vërejte nga komisioni i pranimit, për këtë arsye bëhen presione që ata t’i pranojnë ashtu siç janë realizuar, pa përfillur standardet dhe kriteret. Shkelje të procedurave janë bërë edhe në rastin e dhënies në shfrytëzim të tokës komunale, jo se nuk e kanë ditur se po bëjnë qëllimshëm shkelje. Madje shkelje janë bërë edhe me rastin shpalljes qytetar nderi të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Për të gjitha këto ne kemi ngritur zërin në Kuvend, por gjithçka është shndërruar në një lojë numrash dhe me një pandjeshmëri të theksuar ndaj çdo propozimi që vjen nga opozita.
Jo rrallë ne si grup dhe anëtarë të Kuvendit qëllimshëm jemi anashkaluar për pjesëmarrje në trajnime të anëtarëve të kuvendit ose edhe jemi njoftuar me vonesë për takime të punës së komiteteve të Kuvendit.
Gjatë kësaj periudhe njëvjeçare të qeverisje komunale të LDK-ës kemi pasur një prirje të theksuar për ndryshim të dokumenteve e vendimeve. Kështu është bërë edhe me dokumentin kryesor të komunës siç është Statuti i Kuvendit të Komunës, por pa pëlqimin e opozitës, me ç’rast janë bërë ndryshime në organizim të drejtorive, pa ndonjë shpjegim qartësues dhe bindës pos thirrjes në një organizim që i përshtatet kryetarit dhe partisë në pushtet. Si rezultat i ndryshimit të njëanshëm, pa pëlqim të opozitës, është shpërndarë kështu Drejtorinë e Inspeksionit, por nuk dimë që të jetë shkarkuar drejtori kësaj drejtorie, kurse siç thuhet inspektorët janë shpërndarë nëpër drejtori të caktuara. Drejtoria për kulturë, rini dhe sport është shndërruar në Njësi për kulturë, rini dhe sport në kuadër të zyrës së kryetarit së bashku edhe me disa njësi të tjera të reja që do të funksionojnë në kuadër të kësaj zyre. Në këto zyra që tash janë në kuadër të Zyrës së Kryetarit pak është punuar ose edhe nuk kanë punuar fare për këtë arsye nuk ka as raport për to në kuadër të raportit 9 mujor të punës së tij.
Këto janë vetëm disa nga mangësitë dhe vërejtjet tona, por jo të vetmet, por unë po lë hapësirë që edhe nga kolegët e tjerë por edhe të gjithë ju pjesëmarrës të këtij debati që të debatojmë hapur, sepse gjatë kësaj periudhe të gjithë e dimë se janë mbajtur edhe zgjedhjet parlamentare, të cilat në një fare forme kanë marrë një pjesë të përqendrimit tonë por besoj edhe tuajin. Jo rrallë burim i ngritjes së çështjeve të ndryshme kanë qenë nismat e qytetarëve dhe bashkëpunimi ynë me ta, pra me ju, prandaj një bashkëpunim edhe më i shpeshtë edhe më i madh, do të na bëjë edhe ne më të zëshëm e më konkret në shtrimin dhe ngritjen e çështjeve të ndryshme me interes për qytetarët edhe në periudhën e ardhshme në Kuvend ka thënë Isufi./rajonipress/


