200 milionë njerëz të papunë në gjithë botën
Në gjithë botën vlerësohet të jenë mbi 200 milionë njerëz të papunë. Një e treta e këtij numri është nën moshën 25 vjeçare, bën të ditur Organizta Ndërkombëtare e Punës (ILO).
Marrë në tërësi, sipas organizatës në fjalë, janë rreth 30 milionë më shumë të papunë në krahasim me kohën para krizës financiare botërore, që pati filluar në vitin 2007.
40 milionë të papunë, meshkuj dhe femra, kanë ndërprerë përpjekjet për të gjetur punë me shpërthimin e krizës në fjalë, thuhet më tutje në raportin e ILO-s.
Kryetari i ILO-s, Guy Ryder me këtë rast ka tërhequr vërejtjen për ashpërsimin e mëtejmë të problemit të papunësisë në mbarë botën, shkruan drs.ch.
Ai ka theksuar se dëmi që është shkakatuar në lëmin e punësismit, si pasojë e masave të marra të kursimit për shkak të krizës, po rezulton më i madh se që ishte menduar.