FITORJA

200 konteste për vijën kufitare me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ditëve të fundit është riaktualizuar problemi i vijës kufitare me Serbinë në fshatin Karaçevë, megjithatë ky pritet të jetë vetëm një nga rreth 200 kontestet kufitare që do t’i ketë Kosova me fqinjin verior gjatë demarkimit të kufirit. Madje sipas deputetëve, vetëm në këtë fshat janë paraqitur rreth 170 pronarë të cilët ankohen për fatin e pronave të tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vendosja e një tabele kufitare nga ana e KFOR-it në fshatin Karaçevë të Kamenicës ka shqetësuar banorët e këtij fshati, megjithëse KFOR-i ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për lëvizje të kufirit, porse vetëm ka zëvendësuar tabelën e vjetër.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës të dielën kanë vizituar Karaçevën dhe thonë se 170 deri në 180 pronarë kanë shprehur shqetësimit e tyre për fatin që do t’i kenë tokat e tyre pas demarkimit të kufirit me Serbinë që pritet të ndodhë pas arritjes së marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, shkruan më tutje “Zëri”.

Eco Higjiena

Megjithatë kontesti kufitar në Karaçevë pritet të jetë vetëm një nga rreth 200 kontestet kufitare që do të jenë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht kësaj, nga Komisioni Qeveritar për Mirëmbajtjen dhe për Shënimin e Kufirit kanë thënë për gazetën “Zëri” se ata e kanë studiuar mirë vijën kufitare me Serbinë dhe janë përgatitur mirë për këtë çështje.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës ka folur rreth problemeve që pritet t’i ketë Kosova më Serbinë gjatë demarkimit të kufirit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.