Fundamenti

200 bankierë shqiptarë, së shpejti me shoqatën e tyre

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Një ndejë spontane e 9 nëpunësve shqiptarë të bankës Credit Suisse, ka rezultuar me rreth 200 nëpunës financiarë dhe bankash, të cilët janë afër themelimit të asociacionit të tyre.

Është mbrëmja e 28 Nëntorit. Një grup simpatik festuesish e festuesesh, shumica rreth të tridhjetave, janë mbledhur në lokalin “Ambrosi” të Kastriot Çaushit, në afërsi të stacionit hekurudhor “Hardbrücke”. Kjo pjesë e Cyrihut që kohëve të fundit është shumë në trend, ka bërë bashkë një kategori interesante të shqiptarëve: janë sonte këtu mbi 40 nëpunës shqiptarë bankash dhe institucionesh tjera financiare, që punojnë në regjionin e Cyrihut e më gjerë.

Një ndejë spontane e disa nëpunësve shqiptarë të bankës Credit Suisse para dy vitesh, ka rezultuar me një zgjerim rrethi. Kështu ky rreth sot, edhe pse pa ndonjë protokoll a formalitet tjetër, numëron rreth 200 veta. Kuptohet, këtu ndërkohë kanë hyrë edhe punëtorë të bankave tjera zvicerane.

“Vetëm në Credit Suisse, ku kam punuar deri para një viti e ca, kemi identifikuar rreth 130 punonjës shqiptarë”, na thotë Përparim Avdili, njëri nga iniciatorët e takimeve të bankierëve shqiptarë të Zvicrës.

“E gjitha nisi nga 9 persona që punonin (dhe ende punojnë) në Credit Suisse në zyrat e Uetlihof-it. Si fillim, qëllimi ishte të dilnin në darkë ata persona që njiheshin dhe punonin bashkë në CS. Dhe, ashtu siç e kemi zakon ne shqiptarët, kërkonim të gjejmë edhe më shumë shqiptarë që punojnë në bankë, fillimisht brenda ndërtesës Uetlihof. Shumë shpejt arritëm të bëhemi rreth 40 persona që u bashkuan në darkën tonë… Fillimisht, si grup organizativ u mblodhëm për të vendosur disa pika kryesore në lidhje me organizimin e këtyre mbrëmjeve”.

Hidromorava

Kështu e përshkroi “historinë” ende të freskët të subjektit në themelim, Përparimi, në fjalimin përshëndetës që mbajti para festuesve.

Ishte interesant edhe vazhdimi. Duke numëruar disa nga pikat e asaj që mund të quhet projekt i shoqatës së ardhshme, Avdili veç tjerash theksoi: “ Vendndodhja që zgjidhet për këto mbrëmje duhet të jetë në pronësi të një shqiptari; Mbrëmjet të organizohen së paku dy herë në vit: në qershor, për Lidhjen e Prizrenit dhe në fund të nëntorit, me rastin e Festës së Flamurit…”

Më tutje Përparimi, në cilësinë e anëtarit të këshillit nismëtar shtoi se “përveç takimeve të këtij lloji jemi duke punuar në krijimin e një asociacioni për shqiptarët e punësuar në sektorin financiar në Zvicër, ka thënë ai para të pranishmëve. “Prandaj ju ftojmë të merrni pjesë në themelimin e këtij asociacioni. Gjithçka do të jetë pa asnjë mesazh politik, pa dallim feje, krahine e ideje”, ka siguruar folësi.

Ndërsa para himnit të Flamurit dhe cakërrimit të gotave, oratori ka përkujtuar me pak fjalë rëndësinë e 28 Nëntorit, ditës për të cilën ishin mbledhur, duke përshkruar rrugën e vështirë e me sakrifica që kanë bërë shqiptarët deri në ditën e sotme.

“Uroj që festa jonë sot këtu, të jetë vazhdim i qëllimit të heronjve tanë, unifikimin e shqiptarëve. Pra për atë që punuan të gjithë ata atdhetarë”, ka përfunduar Përparim Avdili fjalën e tij./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.