GRANDEMALL

200.000 euro ryshfet për 91 hektarë tokë në privatizim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Privatizuesit e një toke në vlerë prej një milion e gjysmë thonë se kanë paguar 200 mijë euro ryshfet për blerjen e 91 hektarëve tokë.

Këto para thonë se i kanë dhënë në emër të familjes së komandantit Adem Jashari. Këtë e kanë pohuar tre prej tyre, të cilët thonë se këtë shumë parash ia kanë dhënë Hamdi Thaçit, kushëririt të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një biznesmeni nga Drenasi, Bashkim Demaj.

“Koha Ditore” ka siguruar një videoincizim që zgjat 5 minuta e 46 sekonda, të bërë me telefon në maj të vitit 2009 në banesën e Zelqif Brakës në Prishtinë, në të cilin shihen duke numëruar 130 mijë euro para kesh. Numërimin e tyre e bëjnë Bekim Krasniqi nga Malisheva, Shkëlzen Zariqi nga Prishtina dhe Islam Musliu nga Podujeva.

Uji Dea

Në video shihen edhe Zelqif Braka nga Kaçaniku, i njohur si “Buqi”, si dhe vëllezërit Avdi e Veli Jakupi nga Suhareka, dhe familjarë të Zelqif Brakës, i cili prej kohësh ndodhet në burg.

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.