UBT

20 vjet pa dëshmorin Ibrahim Uruqi -“Hushi”, i cili ra në altarin e lirisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ibrahim Uruqi – Hushi, pikërisht me 21 prill të vitit 1999, ra dëshmor në altarin e lirisë për tu mos u shuar më kurrë.

Gjaku i dëshmorit Ibrahim Uruqit, sot është dritë e lirisë së Kosovës që aq shumë e deshti, ai në asnjë moment për të mirën e popullit dhe vendit të tij nuk e kurseu as jetën e tij, për të vetmin qëllim që populli i tij dhe vendi i tij të jenë të lirë si të gjithë popujt e botës.

Kolosi i lirisë, Ibrahim Uruqi, asnjëherë nuk u gjunjëzua para okupatorit por “Hushi” siç e thërrisnin të gjithë ishte një luan i vërtet ndaj armikut Serb, ai tërë jetën luftoi dhe punoi se si ta shkatërron armikun shekullor.

“Hushi” me trimërinë e tij asnjëherë nuk lejoi që Serbia ta shfaros popullin e tij, por ai luftoi si trim i vërtet me armikun e tij, duke rënë në fushën e nderit duke mbrojtur popullin e tij dhe sot gjaku i tij është lule e lirisë së Kosovës.

Dëshmori i kombit Ibrahim Uruqi, gjatë tërë jetës së tij punoi për të mirën e popullit të tij, ai shkruante parulla në çdo cep ku i jepej mundësia duke paralajmëruar se ne do të luftojmë gjerë në frymën e fundit për këtë tokë të Kosovës.

Me krenari për veprën e Ibrahimit, Shemsi Syla, Zv.Komandant i Zonës Operative të Karadakut, kujton veprën e bashkëluftëtarit të tij.

Uji Dea

Për mua Ibrahimi është një luftëtar i rrallë, ai dallohej nga të tjerët kishte një ideal të fortë për popullin shqiptar kishte një ideal për të luftuar, për të asnjëherë nuk kishte asnjë lloj pengese, ai sakrifikoi jetën në luftë në Betejën e Marecit për ta mos harruar kurrë, se gjaku i tij është liria e Kosovës”.

Familja e tij dhe tërë populli Shqiptarë, sot duhet të jenë krenar për veprën e tij kolosale, emri i tij sot bën rreze lirie për shumë gjenerata të shtetit të Kosovës.

Sot familja e Ibrahim Uruqit ndihet krenar me bashkëshortin e babain e tyre për gjakun e derdhur në fushat e nderit të luftës.

Sot emrin e kolosit të lirisë, Ibrahim Uruqit me krenari e mbajnë rrugët e shkollat në Republikën e Kosovës.

I qoftë i lehtë dheu dëshmorit, kolosit, vizionarit e trimit të paepur të kombit Ibrahim Uruqi-“Hushi”. /sylejman ismajli/rajonipress/