ARKATANA

20 vjet nga “sms” i parë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Londër – Mesazhet telefonike, të njohura ndryshe si “sms”, mbushën ditën e hënë 20-vjetorin e tyre të “lindjes”.

Mesazhi i parë në histori, në përdorimin e telefonëve celularë, u nis në rrjetin “Vodafone”, në Britaninë e Madhe, në datën 3 dhjetor 1992.

Që prej atëherë, kjo mënyrë komunikimi ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm, duke u shndërruar në mënyrën kryesore të komunikimit në botë, sidomos midis të rinjve.

ARKATANA

Studimi i një agjensie të specializuar, “Ofcom”, arriti në përfundimin se në ditët e sotme, 90 % e të rinjve të moshës 16-24 vjeç e përdorin në mënyrë të përditshme “sms”-në për të komunikuar me shokët dhe familjen, krahasuar me 63% që flasin në mënyrë të përditshme në mënyrë direkte, transmeton TCH.

Bisedat telefonike janë gjithashtu më pak popullore se “sms”, i cili ka avantazhin që mund të dokumentohet, të lexohet në një moment të dytë dhe të komunikojë vendime të pakëndshme, të cilat shpesh persona të ndryshëm i kanë të vështirë të thonë në telefon ose në fytyrë.

Njëkohësisht, mesazhet kanë ndryshuar edhe gjuhët në botë, nëpërmjet shkurtimeve dhe zhargoneve të reja, që kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si njerëzit komunikojnë sot.