UBT

20 vjeçari shqiptar po shkëlqen në Serie A, Milani dhe Interi vihen pas Kristjan Asllanit dhe janë gati të paguajnë miliona euro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Empoli këtë sezon ka befasuar me paraqitje të mira, me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani që është duke e zhvilluar sezonin e parë në elitën e futbollit Italian dhe ka shkëlqyer në drejtimin e trajnerit Aurelio Andreazzoli.

Si 20-vjeçar ai ka koleksionuar 14 paraqitje me fanellën e Empolit duke dalluar me cilësitë e tij në mesfushë, duke bërë që klube të mëdha në Itali të vihen pas tij.

Sipas gazetritm Alfredo Pedulla, Milan me drejtorin Paolo Maldini është një nga skuadrat më të interesuara për Asllanin, teksa kuqezinjtë po përgatisin një plan për ta afruar lojtarin sezonin e ardhshëm.

Mobi Casa

Empolit e vlerëson kartonin e mesfushorit rreth 10 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë për të shmangur një disfatë nga Interi që gjithashtu e vlerëson talentin shqiptar, pritet të paguajnë këtë shumë.

Ideja e Milanit është që ta marr kartonin e Asllanit në afatin kalimtar verorë dhe më pas ta lejojnë të qëndrojë me Empolin edhe për një tjetër vit, në formë huazimi.

Kujtojmë se Asllani nuk është lojtari i vetëm nga Shqipëria për të cilin Milan ka interes, pasi në radhët e Empolit është edhe mesfushori tjetër sulmues, Nedim Bajrami që gjithashtu konsiderohet si një futbollist me perspektivë të madhe. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.