RCCOLA

20 vite pa dëshmorin e kombit, Ismajl Ismajli i cili ra në altarin e lirisë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Ismajl Ismajli ra në altarin e lirisë pikërisht me 11 maj të vitit 1999 në fshatin Kopërnicë të Komunës së Dardanës “Kamenice” për tu mos u shuar kurrë.

Kolosi i lirisë Ismajl Ismajli asnjëherë nuk u gjunjëzua para okupatorit serb, nuk i duronte vrasjet mizore të popullit të tij, Ismajli ishte luan i vërtet ndaj armikut shekullor serb Dëshmori i kombit tërë jetën e tij punoj e luftoi se si ta shkatërron armikun shekullor.

Gjaku i dëshmorit Ismajl ismajli, sot është dritë e lirisë së Kosovës që aq shumë e deshti Ismajli për lirinë e popullit të tij dhe Kosovën që aq shumë e deshti nuk kurseu as jetën e tij për të vetmin qëllim që populli dhe vendi i tij të jenë të lirë si të gjithë popujt e botës.

Dëshmori i kombit Ismajl Ismajli gjatë tërë jetës së tij shkruante parulla në çdo cep ku i jepej rasti duke paralajmëruar okupatorin serb se ky popull do të lufton gjerë në frymën e fundit për tokën e Kosovës. Dëshmori Ismajl Ismajli ishte një luftëtar i rrallë ai gjithmonë dallohej nga të tjerët kishte një ideal të fortë për të luftuar. Për te nuk kishte asnjë pengesë që mund ta ndalte drejt idealit të tij.

Dëshmori Ismajl Ismajli asnjëherë nuk u pajtua me regjimin serb ai shpesh thoshte: “Ma kanë lënë amanet Babë e Babagjysh e Katragjysh ta mbroj pragun e shtëpisë”.

Ismajli asnjëherë nuk ju tremb vdekjes ai në momentet e tij të fundit të jetës së tij kishte një porosi për armikun serb: “Unë sot po lindi për popullin tim, ndërsa ju do të vdisni përgjithmonë”.

Në tubimin përkujtimor në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Ismajl Ismajli, në fshatin Kopërnic të shtunën është mbajtur një tubim madhështor ku është përkujtuar vepra heroike e dëshmorit Ismaj Ismajlit.

UBT

Bashkëveprimtari i dëshmorit Ismajl Ismajli, Ali Hoxha ka theksuar:”Sot në këtë ditë të madhe dëshmori Ismajl Ismajli është i gjallë në statujen e tij të lirisë, Ismajli u flijua për popullin e tij ai sot po qëndron si shqiponjë në qiellin e lirisë e viganët kurrë nuk vdesin”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati në fjalën e rastit ndër të tjera ka thënë: “Jemi përballur me një regjim të hekurt por falë dëshmorëve që ranë për të mos vdekur kurrë ne sot po gëzojmë lirinë”.

Në emër të familjarëve të pranishmit i ka përshëndetur vajza e dëshmorit Arlinda Ismajli: “Sot në këtë jubile jemi krenar për veprën e prindit tonë gjaku i tij u bëftë dritë e rreze lirie për popullin e Kosovës na mungon si prind, por dëshmorët janë ata që japin më të shtrenjtën e tyre jetën, dhe nuk vdesin kurrë duke e ruajtur amanetin e gjakun e tyre me shekuj të tërë”.

Në këtë përvjetor madhështor ju këndua e recitua dëshmorit Ismajl Ismajlit i cili me lapidarin e tij në mes të fshatit Kopërnic bënë roje me gjakun e tij për të mirën e popullit të tij.

Sot emrin e kolosit të lirisë Ismajl Ismajli me krenari e mbajnë rrugët e shkollat.

I qoftë i lehtë dheu dëshmorit, kolosit, vizionarit e trimit të pa epur të kombit Ismajl Ismajlit./rajonipress/