FITORJA

20 nxënës të Gjilanit do të aftësohen profesionalisht në Turqi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shteti i Turqisë ka konfirmuar se 20 nxënës të Gjilanit do të aftësohen atje në fushën e inovacionit të teknologjisë, dizajnit dhe në përgatitjen e cilësinë e ushqimit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, i cili pas vizitës zyrtare në Bursa të Turqisë, ka vizituar edhe disa korporata, kompani dhe biznese të cilat operojnë atje, duke arritur kështu këtë marrëveshje të rëndësishme.

Mobi Casa

“Jam shumë i lumtur dhe e falënderoj shtetin turk që e ofroi këtë mundësi të jashtëzakonshme për aftësimin profesional të 20 nxënësve në lëmi të ndryshme. Ky lajm i mirë ka ardhur pas binjakëzimit të shtatë shkollave të Gjilanit me shtatë shkolla të Bursës. Tashmë ne do t’i bëjmë përgatitjet për përzgjedhjen e nxënësve më të mirë në fushat përkatëse. E falënderoj shumë kryetarin Lutfi Haziri për kujdesin e madh dhe përkrahjen që po i jep sektorit të Arsimit”, ka deklaruar Gagica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.