UBT

20 milionë euro nga legalizimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga legalizimi i objekteve pa leje Komuna e Prishtinës po planifikon të inkasojë rreth 20 milionë euro. Në një intervistë për gazetën “Zëri”, kryetari Komunës, Shpend Ahmeti, thotë se deri më tash në kryeqytet kanë evidentuar hiç më pak se 46 mijë ndërtime pa leje.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se janë në fazën e fundit të vlerësimeve të metrave katrorë për objektet që do të legalizohen. Sipas tij, çmimi i legalizimit do të jetë diku rreth 6 euro për metër katror

Zëri: Propozimet e juaja për ndryshim të planeve urbane nuk po kalojnë në Asamblenë Komunale. Si e shihni zgjidhjen?

Uji Dea

Ahmeti: Planet rregullative janë për të mirën e qytetarëve të Prishtinës, dhe kalimi i tyre edhe ndihmon planifikimin më të mirë, por në radhë të parë lehtëson jetën e qytetarëve të cilët me vite të tëra po presin që këto plane të bëhen dhe të kalojnë.

Qëllimi i disa subjekteve është që të pengojnë punën e Komunës, por me këtë ata edhe po e bëjnë jetën e qytetarëve më të vështirë. Megjithatë, kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tyre./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.