Hidromorava

20 mijë euro fishekzjarre

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ditëlindja e Ninës, vajzës se Inva Mulës dhe Hetem Ramadanit, do të mbahet mend gjatë si një nga festat më të bukura që janë realizuar ndonjëherë në Shqipëri.Një superfestë madhështore ka organizuar çifti për 1-vjetorin e lindjes së vajzës së tyre Nina, emër që e mori nga nëna e Invës, po ashtu artiste.

Festa, e cila u organizua në një prej hoteleve më të njohura në plazhin e Durrësit, filloi që në orën 8 të mbrëmjes së të martës (30 prill), me një koktej, dhe fundin e pati pasditen e së mërkurës (1 maj). Në të ishin të ftuar plot 300 vetë dhe surprizat nuk kishin të sosur.

Çifti i njohur ka menduar ta organizojë këtë pritje si rrallëherë, duke u rezervuar të gjithë të ftuarve dhoma në hotelin ku u vendos të organizohej ceremonia, që të kishin mundësi të flinin natën e festës dhe të zgjoheshin po aty për të shkëmbyer të tjera urime nën rrezet e diellit dhe pranë detit ditën tjetër.

Mbrëmja filloi me prezantimin e një klipi mjaft interesant, ku shfaqeshin momentet më pikante nga viti i parë i jetës së Ninës. Pas tij radhën e pati një spektakël fishekzjarrësh, që mbajti të mbërthyer në oborr të mëdhenj e të vegjël… Grupi i kërcimtarëve të vegjël dhe grupi i valltarëve i dhanë një start të mirë mbrëmjes.

Uji Dea

Nata vazhdoi më tej me fryrjen e qirinjve, ku këngën e ditëlindjes, Ninës së vogël ia këndoi nëna e saj, sopranoja e madhe shqiptare Inva Mula. Shoqërues i nënës në këtë performancë shfaqej edhe Anthony, i cili së bashku me Genc Tukiçin krijuan melodinë e himnit të ditëlindjes në piano.

Por numrat artistikë nuk kishin të sosur… Në skenë qëndronin Kamela, Xhoi e Landi, por shumë shpejt këtij grupi iu bashkua edhe sopranoja Vikena Kamenica, e cila, nën shoqërimin e violinistit famoz Olen Çesari, bëri një performancë të shkëlqyer. Radhën pas saj e patën poezitë mbresëlënëse të Agim Doçit, ndersa Timo Flloko recitoi dhuratën e tij për Ninën, një poezi dedikuar asaj që e kishte sjellë të kornizuar. Enada Hoxha e Gerd Vaso ishin çifti që si qershia mbi tortë shtuan glamurin në sallë.
Mes të afërmve në festë kishte edhe mjaft fytyra publike, si: profesori i nderuar Adem Demaçi, babai i sopranos tenori Avni Mula, profesori i saj Robert Radoja, Zhani Ciko, Suzana Turku, Vera Grabocka e Timo Flloko, Rudina Magjistari me të dashurin, Zana Çela, Mira Meksi, Joni Peçi, Ledina Çelo me familjen etj.

Kjo feste u ka kushtuar shume dy prindërve të Ninës së vogël, duke pasur parasysh faktin që vetëm fishekzjarrët që hapën darkën, sipas mediave shqiptare kanë kushtuar 20 mijë euro, për t’i shtuar kësaj shume parash darkën speciale, shampanjën dhe verërat ndër më të shtrenjtat, dhomat e hotelit për të ftuarit, banda e artistëve që debutuan “live”, si dhe lulet e freskëta me shumicë, që i kishin shndërruar tryezat dhe ambientin e darkës si një kopsht përrallor./Indeksonline/