UBT

20 aktakuza të ngritura për vjedhje, sulm, dhuna në familje, mashtrim dhe vetëgjyqësi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Hidromorava

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:
Katër (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Thirrja për rezistencë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”./rajonipress/