Mobi Casa

20 aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose Analoge”.

Eco Higjiena

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/