GRANDEMALL

2 vite autostradë, asnjë vend për të pushuar

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Rreth 30 kilometra në autostradën “ Ibrahim Rugova”, e cila tashmë ka 2 vite që është në funksion, nuk mund të gjesh asnjë vend ndalimi, restorant, ose ndonjë pikë karburanti, ku udhëtarët të cilët kalojnë përgjatë kësaj rruge, mund të pushojnë.

Udhëtarët po e ndjenjë mungesën e këtyre vendeve dhe thonë se restorantet dhe karburantet janë të domosdoshme. Madje vlerësojnë se më të domosdoshme janë sidomos për ata udhëtarë që marrin rrugë të gjatë ose për ata të cilët vijnë nga diaspora për pushime në Kosovë.

Xhevat Goqaj, qytetarë i cili jeton në Zvicër, e që për çdo pushim vije në Kosovë, thotë për KosovaPress se në këtë pjesë të autostradës nuk është asnjë vend ku mund të ndalojnë për kërkesat e fëmijëve të tyre.

“Fatkeqësisht absolutisht nuk kemi kurrkund ku të ndalemi për fëmijë, pushimore për të pirë diçka ose për të pushuar.. udhëtoj shumë shpesh po nuk kemi kurrkund ku të ndalemi”, ka thënë ai.

Ndërsa, Zymryt Piraj, qytetarë nga Prizreni, i cili e shfrytëzon këtë rrugë mjaft shpesh, thotë për KosovaPress, se e ndjejnë mungesën e vendeve në të cilat udhëtarët mund të pushojnë e freskohen, por më e nevojshme është për ata të cilët kalojnë kufirin e Shqipërisë për të arritur në Kosovë.

“Me siguri që ndihet mungesa, pasi që janë vendet e lëna, mirëpo siç duket ende nuk kanë ndërmarrë diçka, ta ndërtojnë një vend pushim, diku apo të ndalësh e të freskohesh me ndonjë kafe me ndonjë lëng apo diçka, nuk kanë në këtë gjatësi, nuk ka vende të tilla të të cilat mund të freskojnë pak gjatë rrugëtimit. Nuk është problemi i rrugës Prizren-Prishtinë, mirëpo është problemi tjetër që vijnë njerëz nga diaspora përmes Shqipërisë, kështu që kanë nevojë për pushim se janë të rraskapitur të lodhur për një rrugë të gjatë e cila i përcjellë edhe më tej”, ka thënë ai.

Edhe Rexhë Sopaj, qytetarë nga Suhareka, njëjtë si Piraj, thotë se janë mjaftë të nevojshme vendpushimet, e sidomos edhe për banorët që vijnë nga vende më të largëta.

“Është e nevojshme, mirëpo për ne si banorë të kësaj rrethine është më pak e nevojshme. Mirëpo ka nevojë se vijnë njerëz nga vise më të larta, kalojnë këndej dhe kanë nevojë për pushim. Është e domosdoshme”, ka thënë Sopaj.

Kurse, Ramadan Ibrahimi, qytetarë nga Fushë Kosovës, thotë se në këtë pjesë të autostradës kalon mjaftë shpesh dhe se nuk është e nevojshme aq shumë për pika ku mund të furnizohesh me karburant, sa është e nevojshme për të pushuar.

“Para se të nisem me dhëndrin, se ky ka ardhë për pushim nga Zvicra, e kishim fjalën, t’i kalon në këtë rrugë, nuk ke restorant të ndalësh e të pushosh, pa marr parasysh për benzinë mos të flasim se zakonisht nuk ka problem aq, por ka pas nevojë për restorante po, kemi nevojë për të pirë ndonjë kafe apo diçka”, tha Ibrahimi, për KosovaPress.

Ndërsa, ka edhe nga ata që janë më shumë optimistë dhe se nuk i presin me padurim ndërtimin vendpushimeve.

ARKATANA

Bedri Zhvaci, tha për KosovaPress, se i vije dita edhe ndërtimit të këtyre pikave të pushimit.

“Për çdo dit kalojë…mungojnë por ende si ka ardhur koha, janë dy vjet por me kohë shkojnë të gjitha, nga pak- nga pak”, tha Zhvaci.

Në anën tjetër, Lah Nitaj, këshilltar politik i ministrit të infrastrukturës, ka thënë për KosovaPress, se Ministria e Infrastrukturës është në fazën kur janë përgatitur kriteret dhe dosja tenderuese dhe brenda disa muajve pritet që të hapet tenderi.

Thotë se do të jenë tetë vende që do të ofrojnë shërbime për udhëtarët të cilët kalojnë përgjatë kësaj autostrade.

“Me gjithë segmentin e rrugës së kombit përkatësisht autostradës numër shtatë ekzistojnë vendet dhe hapësirat e caktuara në projekt dhe tashmë jemi në fazën kur janë përgatitur kriteret dhe dosja tenderuese për tender publik dhe presim që në muajt në vazhdim kjo çështje të procedohet. Janë parë modelet më kreative dhe me standardet më të mira në Evropë që do të ketë mjaft konkurrentë do të ketë konkurrentë të mirëfilltë dhe do të jenë pika që do të shërbehen të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë rrugën e kombit që do të kenë shërbime efikase dhe me kohë. Unë mund të them se janë katër pika në të dyja anët e autostradës sipas principit dy syrësh, që do të thotë në të dyja anët nga katër sosh, që ofrojnë shërbime të tilla,që do të thotë gjithsej tetë pika në katër lokacione të ndryshme, në secilën pikë të caktuar do të jetë një kompani përfituese që do të kenë shërbime unike”, tha Nitaj, për KosovaPress.

Ai thotë se hapësirat në të cilat është caktuar që do të ndërtohen vend pushimet janë të siguruara brenda rrethojave me gjithë infrastrukturën përcjellëse, si ajo nëntokësore gjithashtu edhe ajo elektrike, e telefonisë etj.

Megjithatë, Nitaj, nuk flet për planin dinamik pasi që kjo çështje, sipas tij vendoset pas nënshkrimit të kontratës me kompanitë fituese.

“Nuk mund të flas për planin dinamik sepse kjo është çështje tjetër, por ajo që është e rëndësishme është se ministria ka përgatitur fazën tenderuese, ka përcaktuar standardet dhe tashmë presim që në muajt në vazhdim të shpallim tenderin publik. Pastaj për planin dinamik të realizimit të punëve janë periudha të tjera që ndodhin pas nënshkrimit të kontratës” ka thënë Nitaj, nëpërmjet telefonit, për KosovaPress.

Ndërsa, autostrada “Ibrahim Rugova” e cila lidhë qytetet e Kosovës me Shqipërinë, është e gjatë 77 kilometra, nga Vermica e deri në Besi, ka filluar të ndërtohet në Prill të 2010 dhe përfundoi në nëntor të vitit të kaluar.

Kurse, para disa ditëve ka filluar edhe ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, autostradë kjo që lidhë Prishtinën me Shkupin, e që pritet të përfundojë brenda 42 muajsh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.