Fundamenti

2 mijë franga për azilkërkuesit që braktisin Zvicrën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të gjithë azilkërkuesit që vendosin vullnetarisht të largohen nga Zvicra do të marrin me vete nga 2 mijë franga

Qeveria e Zvicrës të premten ka miratuar ndryshimet përkatëse ligjore. Shumica e ndryshimeve në fjalë do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli 2013.

Në të ardhmen autoritetet zvicerane do t’i stimulojnë financiarisht edhe personat në qendrat administrative të paraburgimit duke ndarë më shumë para për kthimin e tyre.

Të gjithë të prekurit do të marrin deri nga 500 franga në vend të 100 frangave që i kishin marrë deri më tani.

FIDANISHTJA

Në raste individuale, Qeveria Federale e Zvicrës është shprehur e gatshme të paguajë edhe më shumë për kthimin e azilkërkuesve në vendet e tyre. 2 mijë franga është maksimumi që do t’u jepet atyre me kusht nëse tregohen koperativ në përgatitjen e dokumenteve për kthimin në vendet e tyre.

Rregullat e reja gjithashtu do të aplikohen vetëm në rastet kur procedurat në përgatitjen e dokumenteve zgjasin më shumë se gjashtë muaj, ose nëse personi ka refuzuar me përcjellje policore të kthehet në vendin e origjinës, ose në raste kur azilkërkuesit është i arrestuar.

Edhe kantonet mund t’i përdorin rregullat e reja për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve, thuhet në një njoftim të Departamentit te Drejtësisë dhe Policisë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.