ARKATANA

2 kivi në ditë bëjnë mrekulli për të parandaluar këtë sëmundje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për të parandaluar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve, të njohura si sëmundjet ‘periodontale’, ju duhet të merrni të paktën dy kivi në ditë. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga studiuesit në Universitetin e Pizës, i cili fitoi edhe çmimin “HM Goldman 2017”, të dhënë nga “Società italiana di Parodontologia e Implantologia”. Autori shkencor është Filippo Graziani, profesor i departamentit të patologjisë kirurgjikale.

“Në këtë studim janë testuar dy grupe pacientësh,” – shpjegon Graziani. Ky studim thekson edhe njëherë rolin e frutave, por konkretisht nëse hani 2 kivi në ditë, për parandalimin e sëmundjes periodontale.

Kjo praktikë ka rezultuar me një reduktim të ndjeshëm të gjakderdhjes nga dhëmbët te pacientët, në krahasim me ata që nuk morën këtë numër frutash dhe duke vazhduar kështu me zakonet e tyre të të ngrënit.

GRANDEMALL

“Studiuesit shpjegojnë se efekti përfitues i frutit të kivit është akoma më i madh në fazën parandaluese të sëmundjes periodontale (i cili konsiston në pastrimin e rrënjës së mishrave).

Duke marrë kivi, sipas autorit, ndihmoni në reduktimin e inflamacionit të mishrave dhe të dhëmbëve, por gjithsesi, pa harruar edhe efektin që kanë trajtimet e ndryshme, që janë të nevojshme në rast të përkeqësimit të sëmundjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.