UBT

2.7 miliardë euro depozita

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deri në fund të muajit qershor të vitit që lamë pas depozitat e qytetareve nëpër bankat komerciale në Kosovë kanë arritur në 2 miliardë e 690 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 4,6 për qind.

Depozitat e qytetarëve të Kosovës nëpër bankat komerciale në vend deri në fund të muajit qershor të këtij viti kanë arritur në 2 miliardë e 690 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 4,6 për qind. Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se depozitat për të dytin vit me radhë shënuan ngadalësim të rritjes.

UBT

“Depozitat e ekonomive familjare, të cilat janë burim më i qëndrueshëm i financimit në raport me kanalet tjera të financimit, vazhdojnë ta dominojnë strukturën e depozitave të sektorit bankar duke përfaqësuar 74,4 për qind të gjithsej depozitave. Vlera e depozitave të ekonomive familjare, në qershor 2016, shënoi rritje vjetore prej 5,2 për qind. Kategoria e dytë më e rëndësishme e depozitave, gjegjësisht depozitat e ndërmarrjeve, kishte një

pjesëmarrje prej 20.8 për qind në gjithsej depozitat. Kjo kategori e depozitave pothuajse përgjysmoi ritmin e rritjes, duke shënuar rritje vjetore prej 3,7 për qind në qershor 2016”, thuhet në raportin e fundit të stabilitetit financiar të BQK-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.