FITORJA

2.4 miliardë euro të depozituara, vetëm rreth 440 milionë të siguruara

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kosova vazhdon të ketë një sistem bankarë deri diku të konsoliduar, po ashtu edhe sigurim të depozitave të menaxhuar deri diku. Fondi i Sigurimeve të Depozitave të Kosovës, është një nga segmentet më të rëndësishme që ndikojnë në stabilitetin financiar.

Edhe përkundër rritjes prej 9 për qind, akoma duhet punë për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe zhvillimin ekonomik. Depozitorët vendës dhe ata jo rezident që deponojnë depozita në sistemin bankar të Kosovës janë të siguruar, por frika nga ata ekziston!

“Shuma totale e depozitave të bankave anëtare të FSDK-së, përveç depozitave të Komercijalna Banka a.d. Beograd, sipas rregullës së brendshme që përfshinë interesin aktual deri më 30.06.2014 arriti në afro 2.4 miliardë euro, që paraqet një rritje prej afro 200 milion eurosh apo 9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013 kur totali i depozitave arriti në afro 2,2 miliardë euro”, thanë për portalin Toskanapress, zyrtarë nga FSDK-ja.

Sipas raportit, shuma totale e depozitave të siguruara deri në limitin e sigurimit prej 3,000 euro (efektive nga 01.01.2014) sipas raporteve të bankave anëtare më date 30.06.2014 ka arritur në 439.8 milionë euro.

Mobi Casa

Të gjitha shtetet e Unionit Evropian sipas direktivës evropiane mbi skemat e garancionit të depozitave, kanë të themeluara skemat e sigurimit të depozitave që aplikojnë sigurim të depozitave të limituar dmth deri në shumën e caktuar e cila përcaktohet me Ligj, psh. deri në 3,000 euro, 10,000 euro, 20,000 euro ose më shumë.

Ngjashëm edhe në Kosovë, është themeluar sistemi i sigurimit të depozitave sipas Ligjit Nr. 03/L-216, që siguron depozitorët, në bankat anëtare të FSDK-së deri në limit e sigurimit 3,000 euro. “FSDK-ja, siguron shumicën e depozitorëve, përkatësisht 96.5 për qind të numrit të përgjithshëm të depozitorëve në sektorin bankar, që është tregues i përmbushjes së politikës publike të mbrojtjes së depozitorëve të vegjël të përcaktuar me ligj”, thonë zyrtarë nga FSDK-ja.

Numri i depozitorëve të siguruar deri në limitin e sigurimit prej 3,000 eurove më 30.06.2014 ishte 877,576 apo 96.5 për qind të numrit të përgjithshëm të depozitorëve. Ndërsa, numri i depozitorëve të siguruar plotësisht që dmth. depozitorët të cilët kanë depozita deri në limitin e sigurimit prej 3,000 eurove më 30.06.2014 ishte 791,307 apo 87 për qind.

Këta indikator janë në pajtueshmëri me principet themelore, të adoptuara ndërkombëtarisht, për sisteme efektive për sigurimin e depozitave. “Fondi për Sigurimin e Depozitave më 30.06.2014 ka arritur në 23.8 milionë euro, apo 5.5 për qind në raport me shumën totale të depozitave të siguruara”, thonë në FSDK. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.