RCCOLA

19 zyrtarët e kthyer shpresë për ringjallje të punës në institucionet komunale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të gjithë 19 zyrtarët komunal që janë kthyer në vendet e tyre të punës janë njerëz profesionist me një eksperiencë të gjatë në ndërtimin dhe funksionalizmin e institucioneve komunale. Ata mund të kthejnë shpresat tek qytetarët gjilanas sidomos në realizimin e projekteve, sektor ky që ka ngecur pothuajse gjashtë vite.

19 zyrtar komunal secili me një përvojë të gjatë në fushën e tij, nga e hëna i janë bashkuar kolegëve të tyre për të nisur sërish nga aty prej nga dhunshëm dhe në bazë të një aktakuzë të orkestruar u bënë viktimë për të qëndruar jashtë profesionit të tyre për vite të tëra.

Në mesin e 19 zyrtarëve ka emra që vërtet kanë kontribuar që qyteti i Gjilanit të duket më mirë edhe në fushën ndërkombëtare, po mbi të gjitha të ketë progres e zhvillim në rrafshin ekonomik, social e politik.

UBT

Tashmë nga e hëna në komunën e Gjilanit janë angazhuar:

Agim Hoxha
Asllan Mustafa
Azem Mujku
Drita Kajtazi Bajrami
Enver Biqku
Fadil Osmani
Fatmir Halili
Ganimete Kastrati
Hamdi Ismajli
Hatixhe Daku
Heset Asllani
Merita Canaj Shabani
Muhamet Kastrati
Naser Sylejmani
Ramush Musliu
Selvije Shefkiu Mustafa
Shemsedin Qerimi
Qefsere Sadriu
Vehbi Geci