United Hospital

19 kosovarë të trafikuar, zbulohen pasi aksidentohet makina

/ 2 minuta lexim
HW

Së pari shkëputet dera e minibusit e pastaj nga makina e hapur në lëvizje disa nga udhëtarët bien në autostradë. Shumë pjesëmarrës në komunikacion e kanë parë këtë skenë në autostradën A3 në drejtim të Frankfurtit, me ç`rast, pas ndaljes së automjetit, prej tij kanë dalë 20 persona. Kur kanë parë policinë, disa prej tyre kanë ikur për t`u fshehu në pyllin e afërm, por ndërkohë janë kapur të gjithë. Dy prej tyre, ata që kanë rënë gjatë kohës sa makina ka qenë në lëvizje, janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim.

Ngjarja e pazakonshme ka ndodhur të enjten rreth orës 8.45.

Policia, bazuar në hetimet e deritashme konsideron se kontrabanduesi që po transportonte një grup të rriturish dhe fëmijësh kishte rënë në konflikt me disa prej tyre dhe kjo kishte bërë që dy nga ata që ishin ulur në ulëset pranë tij kishin rënë nga makina.

Uji Dea

Personat e gjetur në vendin e aksidentit janë marrë nga forcat e rendit. Policia mendon se të trafikuarit janë të gjithë nga Kosova, ndërsa transportuesi është nga Serbia dhe jeton në Gjermani. Të gjithë, përveç shoferit janë dërguar në qendrat për pranimin e azilkërkuesve.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.