UBT

19 fermerë vitias përfitojnë mekanizëm bujqësor

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë dhe të Fondacionit Kosovë-Luksemburg dje në Kabash të Vitisë është bërë shpërndarja mekanizmave bujqësore për një fermer nga ky fshat. Përndryshe nga Komuna e Vitisë nga ky projekt kanë përfituar 19 qytetarë nga kjo komunë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi dhe të tjerë kanë vizituar sot fermerin përfitues nga komuna e Vitisë i cili përmes projektit të përbashkët të Komunës së Vitisë dhe të Fondacionit Kosovë-Luksemburg ka përfituar 8 mekanizma bujqësore.

Me rastin e pranim dorëzimit të këtyre mekanizmave bujqësore, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka uruar fermerin për këtë donacion të fituar duke i dëshiruar suksese në punë. “Më lejoni të ju uroj për këtë donacion të fituar, njëherë përmes këtyre mekanizmave bujqësore ju do ta keni sigurisht edhe më lehtë ta punoni tokën “ u shpreh Haliti.

Ndërkaq, Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural tha se në kuadër të këtij projekti kanë përfituar 19 fermerë nga kjo komunë dhe atë në fushat e ndryshme. “Përmes këtij projekti të rëndësishëm kanë përfituar 19 fermerë tanë dhe atë kryesisht në fushën e bujqësisë, por edhe në fushat e tjera si artizanalet, frizerët etj “ u shpreh Ademi.

HW

Ai bëri me dije se ky fermer nga fshati Kabash ka përfituar 8 mekanizma bujqësore për lavërtari dhe kultivimin e patates./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.