Eko Higjiena

1896 votues zgjedhin kryetarin e Pasjanit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Pasjan – Sot, në fshatin Pasjan po përsëriten zgjedhjet për kryetar të kësaj komune. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se n tri vendvotime në Qendrën e votimit 3603D, në fshatin Pasjan të Komunës së Parteshit, kanë filluar votimet, ku po përsëriten zgjedhjet e rundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar Komune.

Sipas raporteve nga Komisioni Komunal Zgjedhor tri vendvotimet në këtë Qendër votimi janë hapur me kohë, dhe procesi i votimit është duke vijuar rregullisht.

Eco Higjiena

Numri i përgjithshëm i votuesve në këto qendra votimi është 1 896.