HW

1820 maturantë të Gjilanit i nënshtrohen testit të maturës, procesi po ecën mbarë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin e Arsimit, Nazim Gagica, kanë parë nga afër procesin e testit të maturës, të cilit i janë nënshtruar 1820 maturantë dhe po zhvillohet në 11 qendra.

Haziri e Gagica kanë konfirmuar se ky proces po ecën sipas planifikimit pa asnjë problem.

“Për maturantët është manifestim jetësor sepse ata sot kalojnë nëpër testin e rëndësishëm profesional, i cili hap rrugë për jetën e tyre, për studime ose për mundësi punësimi. Uroj që të jetë një ditë e suksesshme për secilin maturant”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Eco Higjiena

Kreu i Gjilanit theksoi se gjatë verës do të bëhet rishikimi i nevojave për shkollat profesionale, sikurse edhe rishikimi dhe riorganizimi i shkollave sipas kurrikulës.

“E falënderoj personelin arsimor dhe Drejtorinë e Arsimit për përmbylljen me sukses të vitit shkollor, por edhe të një viti të rëndë në sektorin e arsimit, sepse paralelisht po shkojmë në reformat e brendshme administrative, standardizimin e normave, zvogëlimin e administratës në maksimalizim për të gjithë personelin dhe nevojat e arsimit. Do të jetë një vit i rëndësishëm, por mbi të gjitha, vendimet i hapin rrugë të rinjve dhe fëmijëve tanë. Numri i nxënësve po bie sepse nuk është më i njejtë numri i maturantëve dhe ai i klasëve të para. Në mes tyre është një shifër paksa shqetësuese”, pohoi Haziri.

Edhe drejtori i shkollës së mjekësisë “Asllan Elezi”, Shaban Tërstena dhe drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku, konfirmuan se procesi i testimit po ecën mbarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.