UBT

182 % më shumë azilkërkues kosovarë në Austri!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga janari deri në fund të qershorit 2012 në Austri ka pasur 146 aziilkërkeus kosovarë, ndërsa po kjo periudhë e vitit 2013 ka sjellë në këtë vend jo më pak se 412 kosovarë.

Periudha e fundit gjashtëmujore në Austri është karakterizuar me një ngritje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë kësaj periudhe kohore janë bërë 8201 kërkesa për azil. Në periudhën e njëjtë të vitit 2012 ishin 7339 të tilla, ose 12 për qind më tepër. Por, ajo që bie në sy më shumë është shtimi dramatik i azilkërkuesve nga Kosova. Në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, këtë vit kanë kërkuar azil në Austri plot 182 për qind më shumë.

Shikuar me shifra, kjo duket kështu: nga janari deri në fund të qershorit 2012 në Austri ka pasur 146 aziilkërkeus kosovarë, ndërsa po kjo periudhë e vitit 2013 ka sjellë në këtë vend jo më pak se 412 kosovarë me kërkesë për azil. Në qershor të vitit 2013 ka pasur madje një shtim tepër dramatik. 178 kosovarë kishin kërkuar gjatë atij muaji azil, që ishte 790 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2012, kur kishin qenë vetëm 20 sish.

Fundamenti

Ndërkohë, ministrja e brendshme e Austrisë Johanna Mikl-Leitner shprehet se “Kosova është një vend i sigurt i prejardhjes , dhe, në rastet që vijnë nga vendet e sigurta kryhet një procedurë e shpejtuar individuale, që do të thitë vendimi vjen brenda një jave. Në rast se merret vendim negativ, këta persona do të dëbohen menjëherë, shkruan krone.at.

Pasi që kur është fjala për kërkesat e azilit të bëra nga kosovarët sipas rregullit bëhet fjalë gjithmonë për refugjatë ekonomikë, shkalla e njohjes së statusit të refugjatit për ta është tepër e ulët. Lidhur me këtë, Ambasada Austriake në Kosovë ka tërhequr vërejtjen për mungesën e shanseve për njohje azili. Po ashtu ajo u ka tërhequr vërejtjen kosovarëve që të mos u besojnë premtimeve joserioze të agjencive të ndryshme.

Vendet tjera nga të cilat në Austri ka më shumë kërkesa azili janë gjithnjë më shumë ato që vuajnë nga luftërat civile si Siria, Algjeria, Maroku, por edhe nga Afganistani, Çeçenia, Pakistani etj., përfundon portali krone.at./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.