Eko Higjiena

18 vjet me BIPBM-në

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Dje, pikërisht, më 21 janar, mbushen 18 vjet, që kur është themeluar Bashkësia Islame për Preshevë Bjanoc dhe Medvegjë, ky institucion i vetëm i pavarur në rajonin e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, i cili vepron si subjekt juridik mbi baza të normave dhe parimeve Islame që nga viti 2003.

Pas shpërbërjes dhe shkatërrimit të RSFJ-së, edhe tek shqiptarët e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjes ishin paraqitur shkaqe dhe nevoja të domosdoshme që e arsyetonin riorganizimin e jetës fetare e cila do t`i përshtatet ndryshimeve me krijimin e shoqërive multietnike dhe multikulturore. Duke pasur parasysh situatën, përpjekjen dhe gjendjen e krijuar pas Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 për deklaratën e popullit për një autonomi territoriale, si dhe luftës në Kosovë, konfliktit të armatosur dhe në fund të ndërmjetësimit të monitoringut ndërkombëtar, Lugina e Preshevës ishte bërë një vend strategjik si për politikën ndërkombëtare ashtu edhe për Kosovën dhe Serbinë.

Ky rajon gjatë historisë përgëzohet me epitete të ndryshme. Pushteti Osman e ka quajtur Kazaja e Preshevës, Jugosllavia e dikurshme, Serbi-Mali i Zi e quan, Serbia e Jugut, Kosova dhe Shqipëria si Kosova Lindore, pushteti aktual e quan Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, politikanët tanë si dhe UÇPMB-ja e quajtën sipas nevojës, më në fund ajo u pagëzua me emrin Lugina e Preshevës. Gjithë subjektet që kanë vepruar janë organizuar në këtë emër prej partive politike shqiptare, Këshillit Koordinues të Shqiptarëve, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga qeveria e Beogradit, BIPBM-ja , Këshilli i të Drejtave të Njeriut si dhe shumë organizata joqeveritare.

Pas luftës në Kosovë dhe ndryshimeve me reformat, dhe krijimin e rendit të ri botëror duke u mbushtetur në shoqëritë multietnike dhe multikulturore Lugina e Preshevës mbetet prapë në sistemin e administratës së Serbisë dhe kështu me ndërmjetësimin ndërkombëtar kjo popullatë u dasht që prapë të kyçet në administratën shtetërore të Serbisë dhe dalja në zgjedhje të parakohshme komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në vitin 2002.

Uji Dea

Më parë, në Rajonin Preshevës Bujanocit dhe Medvegjes, besimtarët myslimanë ishin të organizuar, ekskluzivisht, në Këshilla të Bashkësisë Islame të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët funksiononin në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës- BIK. Në ndërkohë, si domosdoshmëri e rrethanave të reja u strukturua një organizim tjetër me synim të riorganizimit fetar – Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë. Kjo iniciativë u konkretizua si rezultat i përpjekjeve për të kërkuar identitetin dhe strukturimin organizativ si dhe realiteteve të krijuara pas vendosjes së administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut në Kosovë.

Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë BIPBM, është institucion i pavarur, i cili vepron si subjekt juridik mbi baza të normave dhe parimeve Islame, si dhe të ligjeve në fuqi, e cila është themeluar, më 21 janar 2003, në kontinuitetin e këshillave të mëparshëm.

Bashkësia Islame për Preshevë Bjanoc dhe Medvegjë, gjtatë këtyre 18 vitesh, ka zhvilluar një varg aktivesh të rëndësishme për jetën fetare në këtë rajon, duke u avancuar në shkallë të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, me zëvendës kryetarin dhe delegatët e Kuvendit të saj nga Lugina e Preshevës.

Gjithashtu, në këto dy vitet e fundit nga BIPBM, janë dhënë këshilla dhe sugjerime se si duhet të sillen xhematlinjtë, gjatë periudhës pandemike, duke mbrojtur shëndetin nga virusi vdekjeprurës, njofton Portali Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.