Eko Higjiena

18 bletarë vitias kanë përfituar 90 koshere me bletë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka subvencionuar sot 18 bletarë vitias me nga 5 koshere me bletë, në kuadër të përkrahjes së fermerëve, të cilët vitin e kaluar kanë përfituar edhe centrifuga.

Me këtë rast, në pranim dorëzimin e tyre ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

ARKATANA

Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi është duke ndihmuar fermerët vitias por edhe bletarët duke ditur rëndësinë e tyre për gjenerimin e të hyrave dhe zhvillimin e vendit. Ndërsa drejtori Pira, theksoj se furnizimi i bletarëve me koshere me bletë është bërë nga buxheti komunal i Vitisë.

Përndryshe, bletarët janë shprehur të kënaqur me ndihmën që po i’u ofrohet në vazhdimësi, dhe kanë falënderuar kryetarin Haliti dhe Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, për përkrahjen e vazhdueshme, duke e cilësuar atë si jetike dhe shumë të rëndësishme për zhvillimin e bletarisë në këtë komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.