RCCOLA

18 aktakuza ndaj 21 personave, dominojnë dhuna në familje dhe vjedhjet e rënda

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara, ka ndalur katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se në Gjilan, tek i njëjti janë gjetur substanca narkotike rreth 5.8 gr (13 paketime) dhe një “Joint” 2gr. I dyshuari është ndaluar, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar (3) persona të dyshuar. Në njërin rast, një person është ndaluar, me dyshimin se i njëjti në një kafiteri në komunën e Vitisë, në prani të qytetarëve, e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin në pjesë të ndryshme të trupit. I njëjti është ndaluar për veprën penale “Sulmi”.

Në rastin tjetër, një person është ndaluar me dyshimin se në fshatin Pisjan, ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, si dhe në rastin e fundit, një person është ndaluar me dyshimin se në komunën e Novobërdës, ka kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Fundamenti

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa, ndaj tre (3) personave. Njërën ndaj dy personave me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Shitblerje e armëve”, ndërsa, tjetrën ndaj një personi me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Ndërkaq, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njërën për veprën penale “Ngacmimi”, ndërsa tjetrën për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (dy) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësoi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.