Eko Higjiena

1775 gjoba trafiku të shqiptuara dhe 21 ndalesa për mjetet motorike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 12.09.2025 – 18.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë (1775) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e një (21) ngasës.

Uji Dea

· Janë tërhequr nga komunikacioni pesë (5) motoçikleta në kuadër të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”.

· Përmes postës janë shpërndarë gjithsejtë 21 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

Siguria në rrugë është përgjegjës e përbashkët ka thënë toger Ismet Hashani./rajonipress/