Eko Higjiena

17 vjet, rektorë politikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Universiteti i Prishtinës që nga paslufta pati rektorë që u zgjodhën me përkrahje politike, iu shërbyen partive politike, grupeve të interesit dhe klaneve.

Pothuajse asnjë nga këta rektorë nuk e reformoi UP-në, nuk punoi për cilësi të studimeve, për kushte më të mira për studentët. UP nuk dëshmoi mësimdhënie cilësore dhe as punë shkencore.

I vetmi që deshi të bënte ndryshim, Ramadan Zejnullahu e dëshmoi sesa vështirë është të çrrënjoset politika, klanet dhe interesat e grupeve të ndryshme në këtë universitet.

ARKATANA

Gjatë 17 viteve të pasluftës, një rektor u shkarkua si politik dhe i paligjshëm, të tjerë u zgjodhën rektorë duke ardhur direkt si anëtarë të partive politike, të tjerë pasi dhanë dëshminë se janë rektorë të dëgjueshëm, pas përfundimit të posteve si rektorë u avancuan në pozita të tjera në shtet.

Një rektor dha dorëheqje pas presionit se publikoi punim në një revistë të rreme në Indi, një tjetër se pasi vendosi ligjin u bë pre e grupeve e klaneve politike që e “luftuan” dhe e detyruan të japë dorëheqje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.