HW

17 vjet nga rënia e futbollistit Ramadan Salihu “Dani”

/ 5 minuta lexim
HW

Gjilan – Ish futbollisti i mirënjohur Gjilanas Ramadan Salihu “Dani” me 28 mars të vitit 1999 u vra nga forcat-policore ushtarake serbe gjatë bombardimit në qytetin e Gjilanit.

Ish njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli Gjilanas me vite të tëra, Ramadan Salihu “Dani” në ora 22:20 të datës 28 mars 1999 u vra me predhë nga forcat paramilitare serbe afër shtëpisë së tij tek bregu i thatë në Gjilan.

Salihu gjatë karrierës së tij futbollistike kishte lënë gjurmë të pashlyera si futbollist, intelektual e mbi të gjitha ishte i dashur e i respektuar. Dani ishte edhe një atdhedashës i devotshëm i cili vazhdimisht kontribuonte për çështjen e popullit shqiptarë.

Dani asnjëherë nuk u pajtua me pushtetin serb, ai gjithmonë ishte pranë popullit të tij në mënyra të ndryshme edhe nata e kobshme për ish futbollistin Ramadan Salihu e gjeti duke ju dalë në ndihmë fqinjëve të tij dhe lagjes ku jetonte.

Soldateska serbe e ndodhur në panikë nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, ishte treguar e dobët si gjithmonë duke sulmuar popullatën e pa mbrojtur duke masakruar e djegur shtëpitë e tyre.

Ramadan Salihu futbollisti i cili konsiderohej njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Kosovë, kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si në jetën shoqërore një ashtu dhe në atë sportive duke edukuar rininë në frymën patriotike e sportive.

Ish futbollistin të cilin e vranë në moshën 47 vjeçare nga dora ushtarake militare e policore serbe, me emocione tregon natën kritike djali i tij Valon Salihu i cili në vitin 1999 sapo kishte mbushur 15 vjeç.

“Pasi që ishte dita e katër e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, babi me disa njerëz bënin roje për të mirën e popullatës, ai në çdo shtëpi shkonte duke ju dhënë kurajo që të mos frikohen dhe vazhdimisht i kontrollonte se si qëndrojnë me ushqime pasi që ishin ditë të vështira.

HW

Në natën kritike babi shkon në disa familje për të parë gjendjen e tyre me disa shokë të lagjes, në atë natë të kobshme e të vështirë pasi kryen vizitën tek këto familje rikthehet në familjen e Hajdin Murtezit dhe aty predha e forcave paramilitare serbe e godet në kokë ndërsa fqinju Hajdin Murtezi mbetet i plagosur ku pas 5 muajve nga plagët e marra ndërron jetë, ndërsa edhe qifti Ram Suharna me bashkëshorten e tij ishin lënduar pak më lehtë”.

Në këtë natë të kobshme, nga granatimet e forcave paramilitare policore e ushtarake serbe, mbesin të vrarë edhe Xhemajl Ymeri e Zyrije Pireva.

Valoni sot pas 17 vite me lot në sy, me emocione tregon momentet e fundit me babain e tij Ramadan Salihu.
“E kuptuam se diçka e mirë nuk ka ndodhur, pasi granatimet në asnjë moment nuk u ndalën edhe pse isha 15 vjeqar kam dalë dhe kam gjetur babin në momentet e tija të fundit të jetës së tij, i cili në duart e mia ndërroi jetë, ishin momente që kurrë nga mendja ime në asnjë moment nuk mundë t`i largoj, jam me fat dhe jam shumë falënderues për fqinjët e mijë të lagjes të cilët në ato momente të vështira na u gjinden familjes tonë, sot jam shumë krenarë që kam pasur një prind i cili tërë jetën e tij ia kushtoi sportit dhe popullit shqiptar”.

Se cilat ishin tiparet e Ramadan Salihut “Dani” tregon me nostalgji ish bashkëfutbollisti i tij Ekrem Beqiri-Rukovci:” Dani ishte një personalitet shumë inteligjentë si në fushë njëashtu edhe jashtë saj gjithmonë ka dashur ta shijoj lirinë e popullit shqiptarë, ai ishte një njeri i tërë qytetit të Gjilanit mungesa e tij është shumë e madhe”.

Fjalë miradije për ishin kolegun e tij kishte edhe njëri ndër legjendat e futbollit Gjilanas, Fahredin Sherifi.
“Ramadan Salihu ishte njeri i futbollit dhe kauzës shqiptare, ai ishte një njeri i cili e deshti futbollin dhe vendin e tij, jemi shumë krenarë që kemi pasur një shok të tillë i qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Me gjithë krimet e bëra ushtria serbe mbi popullatën e Gjilanit, gjerë më tani asnjë serb i dyshuar nuk është ndjekur penalisht.

Ramadan Salihu”Dani” e dha jetën për liri, ne si shoqëri kemi obligim që amanetet e tyre ti qojmë në vend, për sakrificën që bën i përhershëm qoftë kujtimi për Ramadan Salihu “Dani”, ndërsa qyteti i Gjilanit gjithmonë do të jetë mirënjohës për veprat e tua./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.