Mobi Casa

17 vjeqari vitias ndërron jetë nga plagët e marra nga një mjet i mprehtë, prangoset i dyshuari

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës si pasojë e plagëve të marra.

I dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj t`i është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë.

UBT

Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/