17-vjeçari Ajeti shënon në festën e Baselit
Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren 4:2 të Baselit ndaj Lausannes, në sfidën e fundit të stinorit në Zvicër, ku Baseli e festoi titullin.
Vetëm në sfidën e tij të dytë në karrierë me skuadrën e parë të Baselit, talenti kosovar, Albian Ajeti, arriti të shënojë gol.
Sulmuesi 17-vjeçar shënoi golin e parë të fitores 4:2 të Baselit ndaj Lausannes në sfidën e fundit të stinorit.
Albiani shënoi golin e tij në minutën e tetë, në ndeshjen që Baseli e festoi titullin e fituar këtë edicion.
Albiani luajti gjerë në minutën e 68-të të sfidës, teksa vëllai i tij, Arlindi, luajti 90 minuta.
Ky i fundit pritet të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për dy sfidat e radhës, ndaj Turqisë dhe Senegalit.


