Fundamenti

17 punonjësit e QKMF-së në Viti dalin nga karantina – Haliti me konsideratë të lartë pret kthimin e tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Shtatëmbëdhjetë punonjës: mjekë e teknikë medicinalë kanë dalë sonte nga karantina. Edhe testet e dyta që ua bëri Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë dalë negative, kështu që ata i janë kthyer familjeve dhe shërbimit.

Shtatëmbëdhjetë punonjësit e QKMF-së në Viti ishin vetizoluar para dy javësh, pasi disa prej tyre kishin pasur kontakt me të infektuarin e parë me virusin Covid-19.

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti, me konsideratën më të thellë mirëpret kthimin e tyre. Ai ka thënë se ky veprim i 17 punëtorëve shëndetësorë në krye me drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli, është inkurajues, pasi ata këtë e bënë për të ruajtur kolegët e tyre dhe shëndetin publik në përgjithësi.

“Është vërtetë për çdo respekt dhe për t’u përshëndetur vendimi i tyre për vetizolim. Kjo tregon nivelin e tyre profesional dhe vlerat njerëzore që kanë. Ata, duke qenë larg familjeve të tyre, sakrifikuan për të mbrojtur shëndetin e kolegëve, të pacientëve dhe për të mirën e përgjithshme. Mungesa e tyre është hetuar shumë, prandaj me padurim e kemi pritur kthimin e tyre në shërbim të pacientëve”, ka thënë Haliti.

Mobi Casa

Ai po ashtu falënderon personelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Qendrës së Mjekësisë Familjare në Pozheran dhe të punkteve shëndetësore nëpër fshatra, për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme që kanë vazhduar ta bëjnë për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, në këtë kohë të vështirë me pandemi dhe të mbingarkuar, shkaku i reduktimit të personelit mjekësor.

Kryetari Sokol Haliti thotë poashtu se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me institucionet qendrore, me komponentën shëndetësore, atë të sigurisë, me donatorë dhe me këshillat e fshatrave po bën të pamundurën 24 orë, për të luftuar pandeminë me Koronavirus.

Ai për këtë ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët i ka ftuar të respektojnë masat dhe të reduktojnë lëvizjet dhe kontaktet për të mirën e shëndetit të tyre dhe të tjerëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.